LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e rërës që lëvizte me 110 kilometra në orë, “gëlltit” qytetin australian

Stuhia e rërës që lëvizte me 110 kilometra në orë, “gëlltit” qytetin australian

Një skenë “apokaliptike” është filmuar në Queensland të Australisë, ku stuhia e rërës goditi dhe “gëlltiti” qytetin me erërat që frynin me shpejtësi prej 110 kilometra në orë.

Stuhia e rërës kaloi përmes Mounta Isa, Boulia Dajarra dhe Urandangi, transmetojn Telegrafi.


“Është stuhia më e madhe e rërës që kam parë në tetë vitet e fundit”, tha një banor i Boulias që u identifikuar si Leaim Shaë.

Në anën tjetër një banore tjetër e Boulia, Amy Woodhouse tha me një dozë humori se shpreson që askush të mos i ketë harruar t’i mbyll dritaret.

Meteorologia australiane Helen Kirkup, stuhinë e rërës ia atribuon një sërë bubullimash e vetëtimash që ditë më parë ndodhën në këtë rajon. /Telegrafi/