LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit shkencorë të shqetësuar për pacientin e parë të Neuralink – sipas tyre kompania e Musk po bën blof

Studiuesit shkencorë të shqetësuar për pacientin e parë të Neuralink – sipas tyre kompania e Musk po bën blof

Themeluesi i Neuralink, Elon Musk, pohoi se njeriu i parë që mori një nga implantet e trurit tashmë ishte në gjendje të kontrollonte “miun e kompjuterit” me mendjen e tij.

Por, që atëherë Neuralink nuk ka ndarë asnjë provë mjekësore që e mbështet këtë pretendim, andaj studiuesit shkencorë kanë filluar ta quajnë blof.


Sipas një shkrimi në Nature, nuk ka informacione të mjaftueshme nga Neuralink për të verifikuar pretendimet ose për të vlerësuar sigurinë e praktikave të saj.

“Neuralink po ndan vetëm pjesët për të cilat ata duan që ne të dimë”, tha Sameer Sheth, neurokirurg i specializuar në Kolegjin Mjekësor Baylor.

Siç dihet, Musk ka pohuar se pacienti që mori implantin e trurit “po shërohet mirë”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi. Por, sipas shkencëtarëve ka një arsye për t’u shqetësuar për atë që po ndodh prapa skenave.

Disa dokumente të zbuluara kanë detajuar se si implantet rezultuan në një mori lëndimesh, duke përfshirë lëndime në trurin e një majmuni.

Duke i bërë jehonë këtyre shqetësimeve, Sheth tha se studiuesit ende janë “në errësirë” mbi aftësitë e kirurgut robotik të Neuralink.

Në fakt, ende nuk është konfirmuar nëse kirurgu robotik është përdorur edhe te pacienti njerëzor.

Duke u bazuar në faktin që këto teste kanë ndodhur vite më parë, hulumtuesit po shpresojnë që Neuralink është bërë më e sigurt me praktikat e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori