LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit kanë zbuluar diçka të çuditshme te varianti Omicron

Studiuesit kanë zbuluar diçka të çuditshme te varianti Omicron

Varianti Omicron i virusit që shkakton COVID-19 ka gjasa të ketë fituar të paktën një nga mutacionet e tij duke marrë një pjesë të materialit gjenetik nga një virus tjetër –ndoshta ai që shkakton ftohjen e zakonshme – i pranishëm në të njëjtat qeliza të infektuara, sipas studiuesve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo sekuencë gjenetike nuk shfaqet në asnjë version të mëparshëm të coronavirusit, të quajtur SARS CoV-2, por ndodh në shumë viruse të tjerë, përfshirë te ato që shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe gjithashtu në gjenomin e njeriut, thanë studiuesit.


Duke futur këtë fragment të veçantë në vetvete, Omicron mund ta bëjë veten të duket “më njerëzor”, gjë që do ta ndihmonte atë të shmangte sulmin nga sistemi imunitar i njeriut, tha Venky Soundararajan nga Kembrixh, firma analitike e të dhënave me bazë në Massachusetts.

Kjo mund të nënkuptojë se virusi transmetohet më lehtë, ndërsa shkakton vetëm sëmundje të butë ose asimptomatike.

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se sa variantet e tjera, dhe nëse shkakton sëmundje më të rënda apo nëse do ta kalojë Deltën si varianti më i përhapur.

Mund të duhen disa javë për të marrë përgjigje për këto pyetje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori