LAJMI I FUNDIT:

Studio kosovare shpërblehet me çmim në konkursin ndërkombëtar për Stadiumin e UEFA-s në Ulqin

Studio kosovare shpërblehet me çmim në konkursin ndërkombëtar për Stadiumin e UEFA-s në Ulqin

Pas një periudhe prej 4 muajsh mbyllet konkursi ndërkombëtar i shpallur nga Komuna e Ulqinit me një investim nga shtëpia e futbollit UEFA, për ndërtimin e stadiumit/kompleksit sportiv të qytetit të Ulqinit i cili i përket kategorisë së 2-të me kapacitet prej 3000 shikuesve i cili do të shfrytëzohet edhe për përgatitjet verore të klubeve të ndryshme nga rajoni.

Konkursi ishte shpallur në të gjitha mediat më prestigjioze në botë për arkitekturë, ku ftonte arkitektët nga e gjithë bota të konkurronin me projektet e tyre.

KLIKO KËTU PËR TË PARË KONKURSIN

Qëllimi i këtij konkursi është të fitohet dizajni konceptual më i mirë për Kompleksin e Sporteve që do të ketë stadiumin me të ri ne Ulqin, gjegjësisht në fillimin e Pllazhës së Madhe.

Propozimi fitues duhet t’i përmbahet parametrave dhe rekomandimeve të specifikuara në detyrën projektuese si dhe duhet të propozojë një zgjidhje funksionale që do të shërbeje si bazë për përgatitjen e dokumenteve teknike në fazat tjera të projektit.

Në konkurs morën pjesë studio nga e gjithë bota, duke përfshirë disa kompani nga Kosova ku gjithsej në numër ishin 61 pjesëmarrës.

Studio Maden Group nga Kosova arriti të marr vendin e dytë, me propozimin etyre The flying Line, koncept i bazuar në historinë e re të qytetit të Ulqinit “Paragliding: Arritja e jashtëzakonshme e Maden Group nxjerr në pah kreativitetin dhe guximin e tyre të jashtëzakonshme të dizajnit dhe përkushtimin për të shtyrë kufijtë bazuar në Kategorinë e dytë sipas rregullores së UEFA.

Projekti fitues u shpall Propozimi nga ekipi i arkitektëve nga Beogradi, Bojan Jovančević, Msc. Arch. (representative of author team), Beograd, Republic of Serbia Aleksandar Ćosić, Msc. Arch. Sara Petković, Msc. Arch. Jelena Džinović, Msc. Arch.

Poashtu LSN studio nga Kosova mori mirënjohje “Acquisition 2” për propozimin e tyre.

Këto rezultate tregojnë për sukseset e studiove kosovare në arenën brendakombëtare dhe bëhen faktor i rëndësishëm për zhvillimin e arkitekturës në vendin tonë.

Juria vlerësuese ishin:

1.Muho Uruçi, arkitekti kryesor i qytetit të Komunës së Ulqinit, kryetar i jurisë

2.Prof. Ph.D. Ljubisha Folić, arkitekt, anëtar i jurisë

3.Prof. Ph.D. Bujar Demjaha, arkitekt, anëtar i jurisë

4.Iva Petkoviq, arkitekte anëtare e jurisë

5.Mentor Llunji, Inxhinier Ndërtimi, anëtar i jurisë

6.Mehmed Milla, arkitekt, anëtar i jurisë

7.Momir Đurđevac, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

Kriteret vlerësuese ishin :

Kriteri hapësinor 30 pike

Kriteri përmbajtjesor 30 pike

Kriteri ekomonik 15 pike

Kriteri estetik 20 pike

Kriteri ekologjik 5 pike

Projektet u shpërblyen me vlera monetare:

Çmimi i parë – 20,000,00 €

Çmimi i dytë – 12,000,00 €

Çmimi III – nuk u nda

“Acquisition”  1. – 4000,00 €

“Acquisition”   2 – 2000,00 €

“Acquisition”   3. – 2000,00 €

Gjate muajit korrik nga Komuna e Ulqinit pritet të mbahet edhe ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve ku do të kemi rast ti shohim edhe projektet fituese nga afër.

Shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi me shume konkurse ndërkombëtare dhe të kemi projekte të suksesshme nga vendi jonë në nivel ndërkombetar.