Studimi zbulon rënien e kënaqësisë me përvojën e karikimit në shtëpi të veturave elektrike
![Studimi zbulon rënien e kënaqësisë me përvojën e karikimit në shtëpi të veturave elektrike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/03/lucid-air-charging-at-home-charg-780x439.png)
J.D. Power – organizata jozyrtare e renditjes së “gjithçkaje” – ka publikuar një studim të ri që thotë se ndërsa 68 për qind e pronarëve të veturave elektrike përdorin një karikues të nivelit 2 të instaluar në shtëpi, kënaqësia e tyre e përgjithshme me përvojën e karikimit në shtëpi ka rënë nga viti në vit.
Këto gjetje vijnë nga Studimi i Përvojës së Karikimit të Veturave Elektrike në Shtëpi (EVX) 2023, i cili vlerëson kënaqësinë e pronarit me karikuesit L2 në SHBA.
Studimi përcaktoi se këtë vit kënaqësia me karikimin në shtëpi në përgjithësi ra me 12 pikë. Fajtori? Rritja e kostos së energjisë elektrike për shkak të inflacionit. Pronarët gjithashtu raportohet se janë të pakënaqur me shpejtësitë e karikimit në shtëpi, dhe për disa arsye J.D. Power nuk e shpjegon këtë, por viti i modelit të veturës tuaj elektrike mund të bëjë një ndryshim në këtë fushë, raporton InsideEVs, transmeton Telegrafi.
Kompania në njoftimin e saj për shtyp thotë, “Studimi i vitit 2023 zbulon se pronarët e veturave elektrike të vitit të modelit 2022 dhe vitit të modelit 2023 janë më pak të kënaqur me shpejtësinë e karikimit të shtëpisë së tyre sesa pronarët e veturave elektrike të vitit të modelit 2021 dhe vitit të modelit 2020”, gjë e cila është befasuese duke pasur parasysh se veturat elektrike më të reja zakonisht kanë teknologji më të mirë karikimi, dhe për rrjedhojë edhe shpejtësi më të lartë karikimi, sesa modelet më të vjetra.
Studimi i këtij viti mati kënaqësinë me karikimin në shtëpi për karikuesit individual në 8 fusha:
Drejtësia e çmimit të shitjes me pakicë
Gjatësia e kordonit
Madhësia e karikuesit
Lehtësia e mbështjelljes/ruajtjes së kabllit
Kostoja e tarifimit
Shpejtësia e karikimit
Lehtësinë e përdorimit
Besueshmëria
Karikuesi L2 i montuar në shtëpi me renditjen më të lartë është karikuesi zyrtar i Tesla-s, i cili mori 790 nga 1000 pikë. Vendi i dytë vjen nga GRIZZL-E, i cili mori 757 pikë dhe vendi i tretë shkon për Emporia me 754 pikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Audi A5 me ekran edhe për ulësen e pasagjerit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_22-25-380x233.png)
Audi A5 me ekran edhe për ulësen e pasagjerit
![Fakt interesant: Dy të tretat e tregtarëve gjermanë të automjeteve të përdorura nuk shesin vetura elektrike!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-73-380x233.jpg)
Fakt interesant: Dy të tretat e tregtarëve gjermanë të automjeteve të përdorura nuk shesin vetura elektrike!
![Volkswagen ka një markë dhe veturë të re - kompania gjermane synon tregjet e mëdha](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-125-380x233.jpg)
Volkswagen ka një markë dhe veturë të re - kompania gjermane synon tregjet e mëdha
![Stellantis kërcënon të largojë markat e veturave që nuk fitojnë shumë para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_21-25-380x233.png)
Stellantis kërcënon të largojë markat e veturave që nuk fitojnë shumë para
![Aerodinamikë madhështore e Bugattit - me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-141-380x233.jpg)
Aerodinamikë madhështore e Bugattit - me "vetëm" 300 kuaj/fuqi, mund të arrijë mbi 400 km/h
![Kini kujdes kur furnizoheni me karburant në Itali - kostoja mund të rritet pa e kuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-147-380x233.jpg)
Kini kujdes kur furnizoheni me karburant në Itali - kostoja mund të rritet pa e kuptuar
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq