LAJMI I FUNDIT:

Studimi i shkencëtarëve sa i përket antitrupave: Imuniteti ndaj coronavirusit do të mund të zgjasë me vite – mbase edhe dekada

Studimi i shkencëtarëve sa i përket antitrupave: Imuniteti ndaj coronavirusit do të mund të zgjasë me vite – mbase edhe dekada

Imuniteti ndaj coronavirusit do të mund të zgjaste me vite, e madje edhe me dekada, tregon një studim i ri i një grupi të shkencëtare të njohur nga laboratori që ka zbuluar se personat që janë shëruar nga COVID-19 kanë zhvilluar nivele të qëndrueshme të qelizave B dhe T, shkruan New York Times.

Këto qeliza janë të nevojshme për organizmin në luftimin kundër virusit, dhe mund të jenë të pranishme në trupin e njeriut për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit kanë analizuar mostrat e gjakut të 185 pacientëve të moshës nga 19 deri në 81-vjeç, të cilët në fillim të pandemisë rezultuan pozitiv në coronavirus, ku edhe zbuluan se shumica prej tyre kanë mjaftueshëm qeliza në luftën kundër virusit dhe që mbrojnë nga një infektim tjetër i mundshëm.

Përveç kësaj, antitrupat kanë treguar se janë të qëndrueshëm me një përqindje shumë të vogël të rënies, që do të thotë se mund të jenë prezent me vite, potencialisht me dekada mbrojtje nga coronavirusi.

Edhe pse hulumtimi nuk ka kaluar recensionin, New York Times e cilëson si “hulumtimin më gjithëpërfshirës si përgjigje ndaj sistemit imunitar ndaj coronavirusit”.

Korrespondentja e New York Times, Aporvi Mandavili, shpjegon se shumica e të infektuarve me COVID-19 do të jenë “për një kohë të gjatë të mbrojtur nga ri-infektimi”, derisa vaksina theksohet se mund të prodhojnë edhe një mbrojtje më të gjatë të sistemit imunitar.

“Sigurisht se nuk do të kemi nevojë t’i vaksinojmë njerëzit çdo vit siç jemi frikësuar më parë”, ka shkruar Mandavili.

Vlen të theksohet se shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se njerëzit që kanë përjetuar virusin SARS, që gjithashtu shkakton coronavirusin, akoma bartin qeliza të rëndësishme edhe 17 vite pasi janë infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori