LAJMI I FUNDIT:

Studimi: Gratë shtatzëna të vaksinuar plotësisht i kalojnë antitrupat te foshnjat ndërsa janë në bark

Studimi: Gratë shtatzëna të vaksinuar plotësisht i kalojnë antitrupat te foshnjat ndërsa janë në bark

Sipas hulumtimit novator, gratë që kanë marrë vaksinat e kompanisë Pfizer ose Moderna u zbuluan se kalonin antitrupa mbrojtës te foshnjat.

Shkencëtarët nga Universiteti i New York-ut morën mostra gjaku nga 36 foshnje të lindura nga nënat e vaksinuara plotësisht me vaksinat e përmendura, raporton Bloomberg.

Të gjithë kishin antitrupa për t’u mbrojtur nga COVID-19 pasi nënat e tyre ishin vaksinuar, zbuloi studimi.

Hulumtimi është një nga të parët që mat nivelet e antitrupave në gjakun e kordonit të kërthizës për të dalluar nëse imuniteti vjen nga infeksioni apo vaksinat. “Ne nuk e kishim parashikuar këtë. Ne prisnim të shihnim më shumë ndryshueshmëri”, tha Ashley Roman, një obstetër dhe bashkautore e studimit, shkruan The Sun.

Vaksinat anti-COVID janë duke u përgatitur për fëmijët më të vegjël: Ja ku qëndron ndryshimi
Lexo po ashtu Vaksinat anti-COVID janë duke u përgatitur për fëmijët më të vegjël: Ja ku qëndron ndryshimi

“Ne i hodhëm këto të dhëna relativisht herët sepse është një gjetje unike dhe ka implikime të rëndësishme për kujdesin. Tani për tani ne po rekomandojmë që të gjitha gratë shtatzëna të marrin vaksinën për përfitimin nga ana e nënës”, vazhdoi ajo.

Studimi u botua në American Journal of Obstetrics & Gynecology – Maternal Fetal Medicine dje (e mërkurë). Ndër 36 mostrat që hulumtuesit shikuan, 31 rezultuan negativë për antitrupa ndaj proteinës nukleokapsidike. Me fjalë të tjera, 31 gra shtatzëna zhvilluan imunitet nga vaksina.

Duke pasur parasysh madhësinë e vogël të mostrës së studimit, ekipi tani po shikon rezultatet nga një grup më i madh, si dhe sa kohë zgjat imunizimi për foshnjat pas lindjes.

Shpresohet se gjetjet do të inkurajojnë më shumë gra shtatzëna të vaksinohen pasi shumë prej tyre kanë treguar ngurrim për të marrë vaksinën anti-COVID. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori