LAJMI I FUNDIT:

Studimi, 7 në 10 suedezë tejet kureshtarë për të vizituar Shqipërinë

Studimi, 7 në 10 suedezë tejet kureshtarë për të vizituar Shqipërinë

7 në 10 suedezë janë tejet kureshtarë për Shqipërinë dhe janë të gatshëm dhe të interesuar që vizitojnë atë për pushime.

Këto janë rezultatet e një studimi të kryer në fillim të këtij viti dhe që u bënë publike sot nga ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi.

Në kuadër të programit “100 fshatrat”, ambasadori i Suedisë ishte sot në Nivicë, ku deklaroi se, “ka një numër në rritje të turistëve suedezë që vijnë për zbuluar Shqipërinë, nga majat e Valbonës, tek plazhet e Sarandës”.

“Gjatë 3 viteve këtu në Shqipëri, unë kam pasur kënaqësinë të zbuloj bukuritë e vendit tuaj dhe shumë zona që unë nuk i prisja t’i gjeja. Nivica për mua është një zbulim i kënaqshëm”, tha Ndisi.

Llojet e turizmit në Shqipëri janë të ndryshme, tha ambasadori Ndisi, duke shtuar se “e përbashkëta e turistëve, si e atyre që vijnë për turizmin malor, edhe të atyre që vijnë për turizmin detar, është interesi për kulturën fantastike që ju keni”.

“Unë gjithashtu flas nga përvoja ime, kur them se turistët suedezë vijnë jo vetëm për vendin e bukur dhe diellin, por edhe për mikpritjen e shqiptarëve”, theksoi ai.

Programi “100 fshatrat”, vlerësoi ambasadori suedez, “është një potencial dhe mundësi shumë e madhe dhe një mënyrë e rëndësishme për të përgatitur shumë zona të ndryshme të Shqipërisë që të plotësojnë këtë potencial”.

“Unë si ambasador suedez punoj mbi marrëdhëniet ndërqeveritare më shumë, por ajo që ne dëshmojmë sot këtu është pak ndryshe, dhe më lejoni të them që është më e rëndësishme. Qeveria ime mund të kishte një politikë për promovimin e turizmit në Shqipëri, por për një qytetar suedez, më e rëndësishme është fjala e njerëzve dhe lajmet fantastike që ata dëgjojnë për mikpritjen shqiptare, kulturën dhe pamjet e mrekullueshme të vendit”, tha Ndisi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori