LAJMI I FUNDIT:

Studim: Simptomat e artritit mund të lehtësohen duke konsumuar peshk të vajosur

Studim: Simptomat e artritit mund të lehtësohen duke konsumuar peshk të vajosur

Konsumimi i peshkut të vajosur të paktën dy herë në javë, e redukton ënjtjen në nyej te personat të cilët janë të prekur nga artriti, ka zbuluar një studim.

Kjo analizë e re është publikuar në ‘Arthiritis Care & Research’, e cila pra thotë se konsumimi i peshkut ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe dhimbjeve të nyejve te personat që vuajnë nga artriti reumatik, transmeton Telegrafi.


Suplementet e vajit të peshkut janë njohur për ndihmën që e dhurojnë në lehtësimin e dhimbjeve, por ky studim, i cili ka ekzaminuar 176 pacientë me artit, ka zbuluar se konsumimi i peshkut më shumë se dy herë në javë vërtet ndikon në zvogëlimin e simptomave të artritit.

Por cilët peshq janë më të mirët për trajtimin e artritit? Sipas Fondacionit të Artritit, peshqit më të mirë janë peshqit e vajosur, duke përfshirë tunën, salmonin, sardinet, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori