LAJMI I FUNDIT:

Studentja 24-vjeçare e shpjegon rrugëtimin e saj deri te humbja e 76 kilogramëve peshë

Studentja 24-vjeçare e shpjegon rrugëtimin e saj deri te humbja e 76 kilogramëve peshë

Tina Minasayn, 24 vjeçare nga Los Anxhelesi, kishte peshuar 140 kilogramë.

Studentja, e cila kishte dashur të merrte pjesë në një kurs mode në një kolegj të Nju Jorkut pasi kishte diplomuar, ka deklaruar se pesha e saj ia kishte ulur vetëbesimin dhe familja e saj kishin mbetur të brengosur, transmeton Telegrafi.


Brengat e familjes, universiteti dhe ndjenja se nuk është duke bërë një jetë të plotë kishin ndikuar që Tina të vendoste të bënte një ndryshim.

Përgjatë një periudhe dyvjeçare, Tina i kishte humbur 76 kilogramë përmes ndryshimit të mënyrës së ushqimit dhe rrugëtimin e saj të humbjes së peshës e ka dokumentuar në Instagram.

“Kur kam qenë mbipeshë, befasisht kam qenë shumë e shoqërueshme por e mërzitur përbrenda. Kam shkuar në shumë ahengje dhe kam pasur shumë miq, por thjesht nuk jam ndjerë mirë. Gjithmonë kam pasur dëshirë të merrja pjesë në “Maris College”, andaj edhe kjo ka ndikuar që të inspirohesha për të humbur peshë.

Nuk është se nuk kam mundur të eci, por thjesht ka qenë problem vetëbesimi. Kisha dashur të filloja nga fillimi në Nju Jork sepse nuk doja të njihesha si ‘ajo vajza e trashë’.

Ka shumë arsye se përse kam humbur peshë. Prindërit dhe motra kanë qenë shumë të brengosur për mua dhe për shëndetin tim”, ka shpjeguar ajo.

Veç kësaj, ajo e ka parë humbjen e peshës si zgjidhje për të gjitha problemet që i ka pasur; çështjet e vetëbesimit, veshjen e pantallonave të shkurt, bluzave pa manga, etj.

Kështu, Tina kishte filluar të bënte ndryshime në dietë, duke konsumuar vetëm shujta bazike me fokus në sasi të larta të proteinave dhe sasi të ulëta të karbohidrateve.

Qysh prej atëherë ajo i është nënshtruar disa procedurave kirurgjike për ta larguar lëkurën e tepërt.

Pas humbjes së peshës, Tina ka marrë diplomën e saj bachelor në Nju Jork.

Tani ajo ka kanalin e saj në YouTube dhe faqen në Instagram.

“Humbja e peshës më ka dhënë vetëbesimin të shkoj në universitet dhe t’i përjetoj disa prej kohërave më të mira në jetën time”, ka rrëfyer ajo. /Telegrafi/