LAJMI I FUNDIT:

Studentëve u janë vjedhur e dëmtuar gjësendet në konvikte, kërkojnë që policia të identifikojë dëmtuesit

Studentëve u janë vjedhur e dëmtuar gjësendet në konvikte, kërkojnë që policia të identifikojë dëmtuesit

Studentët banues në konviktet e Qendrës së Studentëve sot kanë filluar të tërheqin gjërat e tyre nga dhomat, dy muaj pasi ky vend u shfrytëzua si qendër karantinimi për të riatdhesuarit që u sollën nga vendet e ndryshme në Kosovë, në kohë pandemie.

E.H, studentja banuese në konviktin numër 4, është shprehur e shqetësuar, pasi kolegët e saj të cilët sot kishin tërhequr gjësendet e tyre nga konviktet, kishin hasur në shumë parregullsi.

Ajo tha për Telegrafin se shumë nga ta kanë raportuar në mënyrë anonime për gjësende që u mungojnë.

“Prej sot sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës së Studentëve, është mundësuar tërheqja e gjësendeve të studentëve banues. Kur kjo ka filluar sot, studentët që i kanë tërheq gjërat e tyre kanë hasë në probleme të shumta. Në mënyrë anonime kanë filluar raportimet se mungojnë rrobat, patikat, disa libra, ora e kozmetike me vlerë”, tha ajo.

Sipas saj, për këto raportime të studentëve ende nuk ka marrë askush përgjegjësi, ndërsa ajo thotë se janë injoruar prej stafit të konvikteve.

“Meqë tërheqja është me orar të caktuar për çdo konvikt, ende të gjithë studentet nuk kanë arrit me i marr gjësendet e tyre. Sigurisht se jemi të shqetësuar me këto që kanë ndodhur”, tha ajo.

“Unë jam në konviktin numër katër Të mërkurën e te enjten do të lejohemi me hy atje, ndërsa sot për këto parregullsi kanë raportuar kolegët nga konvikti numër tre”, tha ajo për Telegrafin.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka thënë se kanë pranuar ankesa nga studentët për dëmtim të gjësendeve dhe se të gjitha rastet do të trajtohen nga Policia e Kosovës.

“Megjithëse ka shumë pak raste, edhe ne kemi pranuar disa ankesa. Studentët do të kenë mundësi të bëjnë një ankesë me shkrim, dhe të gjitha rastet do të trajtohen nga ne dhe Policia e Kosovës”, tha Sfishta për Telegrafin.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Organizata studentore “Paqja Studentore”.

Ata përmes një postimi në Facebook u kanë bërë thirrje policisë së Kosovës që të kontaktojnë me studentët e dëmtuar dhe të identifikojnë dëmtuesit/vjedhësit eventual të gjësendeve të tyre.

“Paqja Studentore po i përcjell me shqetësim keqpërdorimet e bëra brenda konvikteve të Qendrës së Studentëve. Me vendimin zyrtar të Qendrës të Studentëve më 15.5.2020, studentëve iu mundësua që t’i tërheqin nga dhomat e tyre të gjitha gjësendet që i kishin lënë prej dy muajsh. Sot, më datë 18.5.2020, ditë e hënë, sipas orarit zyrtar të paraqitur nga QS-ja, tërheqja e gjësendeve do të bëhej për studentët banues të Konvikteve III dhe VIII. Pas tërheqjes së gjësendeve të tyre, dhjetëra studentë kanë paraqitur ankesat e tyre që gjësendet e tyre personale, si: veshjembathje, kursime të parave etj, janë duke munguar ose janë dëmtuar plotësisht. Paqja Studentore u bën thirrje Qendrës së Studentëve dhe Policisë së Kosovës që të kontaktojnë me të gjithë studentët që janë dëmtuar dhe së bashku me ta t’i identifikojë dëmtuesit/vjedhësit eventualë të gjësendeve të tyre. Paqja Studentore i konsideron këto veprime vulgare si dhe të papranueshme që u janë bërë studentëve të Universitetit të Prishtinës, që banojnë në Qendrën e Studentëve”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori