LAJMI I FUNDIT:

Studentët të zhgënjyer me parkingun nëntokësor: Na u mor hapësira e gjelbëruar – iu dha bizneseve

Studentët të zhgënjyer me parkingun nëntokësor: Na u mor hapësira e gjelbëruar – iu dha bizneseve

Tashmë kur janë finalizuar punimet në parkingun nëntokësor në hapësirat e oborrit të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për çmimet e larta të parkingu.

Kurse studentët po i pengon fakti që hapësira e gjelbëruar në oborrin e fakultetit, është kthyer në hapësirë komerciale për biznese.


Blerta Zeqiraj nënkryetare e Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për Telegrafin tha se tanimë nuk ka hapësira të mjaftueshme për studentët.

Ajo tutje shtoi se hapësirat e gjelbëruara janë kthyer në ambiente të bizneseve të cilat sipas saj do të bojkotohen nga vetë studentët.

“Kjo i ndikon drejtpërdrejt te studentët, pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme rekreative ku studentët mund të dalin në pauzë. Në vend të hapësirës rekreative në oborrin e fakultetit të Universitetit të Prishtinës janë ngritur biznese private, të cilat do të bojkotohen nga studentët e Fakultetit Filologjik”, tha Zeqiraj.

Oborri i Fakultetit të Filologjisë para ndërtimit të parkingut nëntokësorë

Zeqiraj po ashtu deklaroi se nuk janë kundër projektit në tërësi, por shqetësues është fakti që hapësira e oborrit është reduktuar.

Sipas saj nga legjislatura e kaluar e Komunës së Prishtinës iu ishte premtuar se do të ketë më shumë hapësira për ta, por  një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Në thelb nuk jemi duke e kritiku projektin si tërësi, por për ne është shqetësues fakti, që hapësirat e gjelbërura janë reduktuar, e neve na është premtuar e kundërta. As statuja e Fehmi Aganit nuk është rivendosur në vendin ku ishte, por e ka mbuluar pluhuri ne podrumin e Filologjisë. Nga Komuna na është premtuar që do të ketë hapësira më të mëdha të gjelbëruara, gjë që  nuk ka ndodhë. Në anën tjetër deri me tani nuk kemi kurrfarë reagimi nga udhëheqësia e tanishme e Komunës së Prishtinës”, deklaroi ajo.

Oborri i Fakultetit të Filologjisë pas ndërtimit të parkingut nëntokësor

Ndërsa Erëza Arifi, studente, tha se ndjehet e zhgënjyer me planin përfundimtar të parkingut nëntokësor pranë filologjikut.

“Ne si studentë të Fakultetit të Filologjisë ndihemi shumë të zhgënjyer me përfundimin e këtij projekti, shkaku se që nga fillimi është premtuar se hapësira e gjelbëruar do të rikthehet edhe më mirë se përpara, e jo për t’u zëvendësuar me hapësira për zhvillime te bizneseve të ndryshme”, tha ajo  për Telegrafin.

Parkingu nëntokësor do të ketë 23 mijë metra katrorë hapësirë. Dy kate me nga 11 mijë e 500 metra katrorë dhe përafërsisht 700 vende të parkingu  të gatshme për tu shfrytëzuar nga qytetarët. Hapja solemne e këtij parkingu pritet të bëhet në fund të muajit nëntor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori