LAJMI I FUNDIT:

Studentët nga Finlanda kalojnë mirë në Kosovë

Studentët nga Finlanda kalojnë mirë në Kosovë

Dy studentë të rinj Iiro Sinijärvi dhe Elias Järvinen nga Finlanda janë duke vijuar një semestër në RIT Kosovë™ (A.U.K), si pjesë e këmbimit akademik Erasmus+ që A.U.K ka me Univesitetin Häme të Shkencave të Aplikuara (HAMK).

Iiro vjen nga qyteti i Tampere ndërsa Elia vjen nga Valkeakoski në Finlandë.


Gjatë studimeve në HAMK ata patën mundësinë për të takuar disa prej rreth 26 studentëve kosovarë të cilët aktualisht janë të regjistruar në Universitetin në Finlandë, dhe nga biseda me ta ata vendosën që ta zgjedhin Kosovën si destinacionin e tyre të studimit.

Iiro theksoi se ai kishte dëgjuar për Kosovën shumë kohë para vendimit të tij për të ardhur këtu, por ai kurrë nuk e kishte imagjinuar veten të jetonte këtu.

Kur u pyet se çfarë i pëlqen më së shumti gjatë përvojës së tij të deritanishme, Iiro deklaroi se ai ishte i befasuar këndshëm se sa miqësor janë studentët, profesorët dhe personeli në Kosovë.

“Më pëlqen që këtu ju mund të shkoni vetëm dhe ta përshëndetni Presidenten e kampusit të RIT Kosovë™ (A.U.K) dhe të bisedoni me të në një mënyrë shumë miqësore”, deklaroi Iiro.

Në kohën e tij të lirë, Iiro merr lëndë privatë për të mësuar gjuhën shqipe dhe është duke planifikuar të kaloj edhe verën këtu.

Ngjashëm, Elias duket se është i impresionuar nga mënyra se si kosovarët janë miqësorë dhe mikpritës.

Ai tha se këtu është shumë e lehtë për të bërë miq dhe të përshtatesh në komunitetin e RIT Kosovë™ (A.U.K).

“Pjesa ime e preferuar e kësaj shkolle është atmosfera të relaksuar dhe mënyra në të cilën të gjithë e njohin njëri-tjetrin”, ka thënë Elias. Kur u pyet se çfarë çmon rreth Kosovës, ai tha se e dashuron ushqimin këtu.

RIT Kosovë™ (A.U.K) ofron mundësi të ngjashme të këmbimit të studentëve të saj. Dy nga studentët kosovarë të këtij kolegji janë duke marrë pjesë në një semestër në Universitetin HMK si pjesë e Programit Erasmus+ dhe partneritetit për këmbim studentor.