LAJMI I FUNDIT:

Studentët kërkojnë të marrin bursat pasi ish-ministri Bytyqi anuloi vendimin për to

Studentët kërkojnë të marrin bursat pasi ish-ministri Bytyqi anuloi vendimin për to

Një grup i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, janë duke kërkuar që të marrin bursat e tyre, ashtu siç kishte marrë vendim ish-ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Në reagimin e këtij grupi të studentëve thuhet se ish-ministri Bytyqi kishte marrë vendim për ndarjen e bursave për fakultetet që përfshijnë shkencat ekzakte, e më pas atë vendim e kishte anuluar duke ia lënë përgjegjësinë ministres së tanishme të MASHTI-t, Hykmete Bajrami, transmeton Telegrafi.


“Si pasojë e kësaj situate të krijuar, ne kërkojmë në zgjidhjen e këtij problemi ku si rezultat në fund është shpërndarja e bursave në vlerë të njëjtë me vitin e kaluar (880€) për të gjithë studentët meritorë sipas konkursit të hapur për vitin akademik 2019-2020. Gjatë aktiviteteve që priten të organizohen duke filluar nga java tjetër, do të kërkojmë poashtu zgjidhjen e problemit me studentët e Fakultetit të Arteve dhe Edukimit, në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritet; ndërsa si masë afatgjatë e shohim të arsyeshme ndërrimin e Udhëzimit Adminstrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave”, thuhet në reagimin e grupit të studentëve, i cili ka arritur në redaksinë e Telegrafit.

Më poshtë gjeni reagimin e tyre të plotë:

Ministri i kaluar i MASHTI-it, z. Shyqiri Bytyqi, ka marr vendim (vendimi 484/01B (shih më poshtë)) për ndarjen e bursave për fakultet që përfshijnë shkencat ekzakte dhe që janë deficitare (pra kanë mungese të studentëve dhe kuadrove). Ky vendim mbështetet në nenet 8, 10 dhe 11 të Ligjit nr. 06/L-113 (i gjeni në Gazetën Zyrtare); nenin 8 (paragrafi 1.4 dhe shtojcën 6) dhe nenin 20 të Rregullores nr. 02/2011 si dhe bazohet në nenin 3 (paragrafi 1.4) i Udhëzimit Adminstrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave (ky paragraf thekson të drejtën e Ministrisë që të zgjedh vetë drejtimet sipas analizave të tyre).

Mirëpo pas një proteste të zhvilluar nga studentët e Fakultetit të Arteve dhe Edukimit që kërkonin përfshirje në bursë (gjë që nuk ua garanton ligji (lexo: Nenin 3 (paragrafi 1.4) të Udhëzimit Administrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave), kështu që Ministri e anulon vendimin duke i ikur kështu përgjegjësisë dhe detyrave ligjore të tij për shpërndarjen e bursave dhe duke ja lënë përgjegjësi Ministres së tanishme, znj. Hykmete Bajrami (gjë e cila nuk po ndodh). Pra Ministrat në fjalë nuk po gjejnë zgjidhje as për studentët e Fakultetit të Arteve, të Edukimit dhe në të njëjtën kohë kanë lënë pa bursa rreth 500 studentë të tjerë të fakulteteve të shkencave ekzakte nga universitetet e Republikës së Kosovës.

Pra në thelb, ne nuk jemi kundër studentëve, përkundrazi kërkesat tona do të përfshijnë pakënaqësitë dhe shkeljet që u janë bërë të gjithë studentëve, mirëpo kërkojmë që studentët të mos mbesin pa bursa si pasojë e neglizhencës së organeve shtetërore përkatëse.

Ne, një grup i studentëve, kemi filluar një nismë pikërisht për këtë çështje, ku me datë 9 mars të këtij viti kemi dorëzuar një peticion të nënshkruar nga 766 studentë nga të gjitha universitetet publike në Republikën e Kosovës (https://www.youtube.com/watch?v=_JlutCKD9NY), këtij peticioni i është bashkangjitur kërkesa ku studentët kanë kërkuar jetësimin e konkursit të anuluar nga Minisitri i kaluar në mënyrë që studentët të marrin bursat e tyre.

Ndonëse nuk kemi marrë përgjigje konkrete nga zyrtarë të MASHTI-t, ne jemi detyruar t’i ndalojmë aktivitetet si pasojë e situatës së krijuar me virusin SARS-CoV 2; megjithatë përmes email-it kemi kërkuar nga MASHTI, përkatësisht zyrtarë të lartë në këtë ministri, që të merren me çështjen dhe të krijojnë një zgjidhje sa më të përshtatshme.

Mirëpo përsëri nuk kemi përgjigje konkrete nga ata. Andaj duke parë situatën e krijuar, që nga java tjetër, aktivitetin tonë si studentë do ta rritim në një nivel tjetër, duke bërë aktivitete dhe organizime simbolike para ministrisë (do të kemi parim respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK), e të cilat do të përshkallëzohen përderisa nuk plotësohet kërkesa jonë, e që në fakt paraqet të drejtën tonë të garantuar me ligj.

Në anën tjetër, anulimin e këtij konkursi e shohim si thyerje të ligjeve të lartë përmendura, pra nenin 3 (paragrafi 1.4) i Udhëzimit Adminstrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave. Shto këtu faktin që zyrtarët e MASHTI-t kanë dështuar të na sigurojnë një dokument i cili paraqet vendimin zyrtar të anulimit të konkursit në fjalë edhe pas insistimit tonë që një vendim i tillë të publikohet.

Vlen të theksohet që poashtu nuk ekzistojnë informata të publikuara për anulimin e këtij konkursi sipas rregullave, pra me anë të komisionit. Pra kërkojmë që të hedhet dritë mbi këto çështje të cilat për ne studentëve nuk e kanë të qartë legjitimitetin e tyre.

Si pasojë e kësaj situate të krijuar, ne kërkojmë në zgjidhjen e këtij problemi ku si rezultat në fund është shpërndarja e bursave në vlerë të njëjtë me vitin e kaluar (880€) për të gjithë studentët meritorë sipas konkursit të hapur për vitin akademik 2019-2020.

Gjatë aktiviteteve që priten të organizohen duke filluar nga java tjetër, do të kërkojmë poashtu zgjidhjen e problemit me studentët e Fakultetit të Arteve dhe Edukimit, në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritet; ndërsa si masë afatgjatë e shohim të arsyeshme ndërrimin e Udhëzimit Adminstrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave.

Më lejoni të ju informoj edhe mbi aktivitet tona:

Pas aktiviteteve tona që përfshijnë peticionin dhe kërkesën për jetësimin e konkursit, dhe pas kërkesave për një takim, në bashkëpunim me studentët përfitues të bursës, që nga java tjetër do të fillojmë me aksione simbolike para MASHTI-t, të cilat do të paraqisnin pakënaqësitë tona dhe do të kërkonin plotësimin e kërkesave tona, që e përsëris edhe një herë në fakt paraqet të drejtën tonë të garantuar me ligj.

Ne nuk përfaqësojmë asnjë organizatë të caktuar apo grup interesi, mirëpo vetëm një grup të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që për qëllim ka plotësimin e këtyre kërkesave, e që në bashkëpunim me të gjithë studentët përfitues të bursës që janë dëmtuar do të organizojmë aktivitetet e lartë përmendura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori