LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UNI angazhohen edhe në shërbimin mjekësor lokal të komunës së Skenderajt

Studentët e UNI angazhohen edhe në shërbimin mjekësor lokal të komunës së Skenderajt

Një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes së arsimit dhe shërbimeve mjekësore në komunitet, Zyra e Karrierës në Universum International College (UNI) ka arritur një marrëveshje të suksesshme me Drejtoratin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt. Kjo marrëveshje ka hapur rrugën për studentët e UNI që të kryejnë punë praktike në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar (QKMF) në Skenderaj.

Ky bashkëpunim thekson përkushtimin e UNI ndaj ofrimit të eksperiencës praktike për studentët e tyre, duke i ndihmuar ata të integrohen në mjedisin e punës dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale. QKMF në Skenderaj ofron një platformë të përshtatshme për këtë përvojë, duke siguruar një ambient të pasur me mundësi për praktikimin e njohurive teorike në fushën e shëndetësisë.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm për studentët tanë. Bashkëpunimi me Komunën e Skenderajt na mundëson të ofrojmë një perspektivë unike të arsimit, duke i ofruar studentët me sfidat reale të mjedisit të shëndetësisë.

Studentët e UNI që do të marrin pjesë në këtë program praktik do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri praktike, të ndajnë përvoja me profesionistët e mjekësisë në terren, dhe të kontribuojnë në shërbimet shëndetësore në komunitetin e tyre.

Ky bashkëpunim pozitiv ndërmjet UNI dhe Komunës së Skenderajt shërben si një shembull i mirë për lidhjen e thellë dhe të dobishme midis institucioneve arsimore dhe autoriteteve lokale në ngritjen e nivelit të shërbimeve arsimore dhe shëndetësore për komunitetin.

UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori