LAJMI I FUNDIT:

​Studentët e UP-së: Universiteti nuk mundë të funksionoj pa ne

​Studentët e UP-së: Universiteti nuk mundë të funksionoj pa ne

Në 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, studentët e këtij universiteti, njëherësh edhe aktivistë në organizatën studim kritik veprim, ia kujtuan universitetit se ai nuk mund të funksionojë pa ta dhe se ata do të vazhdojnë me protesta e aksione simbolike, për të ngritur nivelin e përgjithësisë dhe për ta parandaluar katandisjen e mëtutjeshme të këtij institucioni teje domethënës.

Sipas tyre, edhe pse Universiteti i Prishtinës është në gjendje të tmerrshme, përpjekja për rimëkëmbjen e tij nuk mbaron. Ata thanë se idetë duhet të shndërrohen në kërkesa për të arritur rezultat.


Student i Universitetit të Prishtinës, njëherësh aktivist në Studim Kritik Veprim, Çlirim Gërbeshi, tha se Universiteti i Prishtinës ka pasur një rrugëtim të pazakonshëm, e krejt kjo fillimisht për shkak të luftës, e pastaj për shkak të klaneve të ndryshme, të cilat sipas t ij, e kanë shkatërruar tempullin e dijës.

“Sot shënojmë 50 vjetorin e Universitetit të Prishtinës duke i kujtuar si hapin më progresistë për popullin Shqiptar drejtë një rrugëtimi të pa zakontë, ku përgjatë ngritjes së dijës profesionale pati një ndikim edhe më të rëndësishëm. Universiteti drejtpërsëdrejti po fillonte ndikimin edhe në zhvillimin dhe artikulimin e kërkesave themelore për liri, barazi dhe pavarësi të popullit…… 20 vitet pas luftës përbëjnë një përmbysje të të gjithë përpjekjes së drejt e të sinqertë të gjeneratave të tëra për të mbrojtur universitetin. Republikës në bërje po i zihej fryma, e një ashtu edhe Universitetit, klane të ndryshme vunë në grusht si çdo institucion tjetër edhe atë që do të duhet të ishte më autonom nga të gjithë të tjerët, universitetin publik” ,u shpreh Gërbeshi për KP.

Gërbeshi tha se pavarësisht parregullsive aktuale në universitetin publik, studentët do të vazhdojnë me protesta e aksione vetëdijësuese derisa të arrijnë të bëjnë një sistem arsimor kualitativ.

“U prodhuan shumë diploma, u shitën shumë të tilla, u abuzua me fonde me studentët e me universitetin në përgjithësi, sikur kjo të mos i mjaftonte ai u nda në 5 sosh, e tëra kjo ndodhi për shkak të ven edhe më tej në kontroll Universitetet publike, sipas klaneve e interesave të caktuara, të gjitha këto nuk u shpëtuan pa u vërejtur sërish grupi, gjenerata studentësh u mobilizuan përmes aksioneve të drejtpërdrejta, diskutimeve të shumta në hapësira të Universitetin, protestave të pa ndalshme për të ngrit nivelin e përgjithësisë dhe për ta parandaluar katandisjen e mëtutjeshme t ë këtij institucioni teje domethënës, përpjekja për bërjen e Universitetit nuk mbaron, ide të shumta duhet të shndërrohen në kërkesa për të përmirësuar denjësisht dhe cilësisht sistemin universitar. Universiteti nuk ka kuptim pa studentë dhe studentët do të jenë për herë në përpjekje për të organizuar dhe për ta bërë Universitetin dhe një shoqëri më të emancipuar si kusht i domosdoshëm i tije”, tha Gërbeshi.

Ndryshe, Universiteti i Prishtinës sot përmbylli javën e organizimeve të cilat i mbajti për nder të 50-vjetorit të themelimit.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori