LAJMI I FUNDIT:

Struga nesër luan ndeshjen e mbetur ndaj Voska Sport, flet Besart Krivanjeva nga kampionët

Struga nesër luan ndeshjen e mbetur ndaj Voska Sport, flet Besart Krivanjeva nga kampionët

Të mërkurën Struga Trim Lum do të përballet me Voska Sport për ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje duhej të zhvillohet me 20 gusht, por e njejta u shty për shkak të paraqitjeve të Strugës në garat eliminatore të Europës.

Para kësaj sfide, nga tabori i kampionëve në fuqi ka folur, mbrojtësi Besart Krivanjeva, i cili thotë se ekipi i tij është i gatshëm për të dhënë më të mirën edhe në këtë ndeshje, pavarësisht takimeve të shumta që kanë zhvilluar në këtë fillim sezoni.


“Lodhësia është prezente tek skuadra, mirëpo rezultatet pozitive gjithnjë na bëjnë të japim më të mirën dhe të besojmë shumë tek vetëvetja. Kështu është edhe në prag të ndeshjes me Voska Sport, një skuadër e re kjo në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndaj së cilës me siguri që do të kërkojmë tre pikët e plota”, u shpreh Krivanjeva.

Kjo ndeshje është e veçantë, pasi për herë të parë në historikun e dy qyteteve të bukura buzë liqenit, do të ndodh që dy skuadra shqiptare të përballen njëra me tjetrën në kuadër të Ligës së Parë.

Edhe përkundër kualiteteve që posedon skuadra kundërshtare, unë besoj te grupi që kemi dhe përvoja, ashtu që besoj se do jemi neve fituesit e parë të derbit të liqenit” – ka thënë Besart Krivanjeva.

Ndeshja ndërmjet Voska Sport dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet nesër në Ohër, duke nisur nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori