Stresi publikon video nga një performancë me Noizyn: Dyshja më e mirë, plasni

Noizy është arrestuar pak ditë më parë në Shëngjin bashkë me DJ Crax për sherrin në Pejë.
Në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë ngjarje është edhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj - Stresi.
Derisa po qëndron në arrati, Stresi po vazhdon të bëjë postime të ndryshme në rrjete sociale.

Ai ka dërguar vazhdimisht mesazhe e ka bërë paralajmërime, ndonëse nuk e ka lënë anash as mikun e tij, Noizyn.
E së fundmi ka publikuar një video nga një koncert i tyre, ku kanë performuar së bashku.

“Dyshja më e mirë, plasni”, ka shkruar ai.
Rigels Rajku dhe Bahtijar Bajraktari pritet që të ekstradohen në Kosovë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































