Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është padyshim një ndër reperët më të pëlqyer nga të rinjtë.

Duket se ai ka aq shumë fansa, dhe është i ndjekur nga të gjitha moshat.


Këtë gjë e vërteton më së miri fakti se Stresi pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël, edhe pse këngët e tij ndoshta nuk janë shumë të përshtatshme për moshën e tyre.

Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, përmes së cilës ka prezantuar fansin e tij më të veçantë Tristanin, i cili është vetëm pesë vjeçar.

Fansi i vogël e ka vizituar sot Stresin, si dhe ka marrë një përqafim të përzemërt nga personazhi i tij i preferuar. /Telegrafi/