LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e Rusisë në raport me Ukraninën, alarmuese për shtetet e Ballkanit

Strategjia e Rusisë në raport me Ukraninën, alarmuese për shtetet e Ballkanit

Incidenti i 25 Nëntorit 2018 në ngushticën Kerch, gjatë të cilit ushtria ruse hapi zjarr mbi tre anije të Ukrainës, plagosi gjashtë marinarë dhe bllokoi qasjen e marinës ukrainase në portin e saj në Mariupol, është një akt flagrant i agresionit nga Kremlini.

Ky rast është shkaktari që Ukraina është në gjendje lufte me Rusinë. Tensioni ka arritur nivele të larta ndërkombëtare, saqë diplomacia botërore dhe Evropës Perëndimore është duke reaguar fuqishëm.

Ky veprim është një shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes dypalëshe të vitit 2003, e cila i ka jep Rusisë dhe Ukrainës të drejtën për të përdorur detin Azov.

Edhe pse shërbimi i Sigurisë federale lëshoi një deklaratë se anijet ukrainase kishin hyr në ujërat territorial ruse si një provokim për të “krijuar një situatë konflikti në rajon”, kjo tashmë nga institucione të sigurisë perëndimore është përgënjeshtruar.

Kjo situatë, pra, është thjesht një shembull tjetër ku Kremlini mohon përgjegjësinë për veprimet e tij, edhe kur ka prova të kundërta. Ky incident është hapi tjetër i kalkuluar në përshkallëzimin e vazhdueshëm të agresionit rus në detin Azov, e cila kishte punuar jashtëligjshëm me muaj në urën e Kerch-it.

Qëllimi i fundit është çimentimi i Kremlinit në krime dhe rritja e varësisë ukrainase nga Rusia, duke mohuar qasjen e saj të ligjshme në detin Azov, dhe përmes saj, qasjen në portin lindor të Mariupolit. Një veprim i tillë nuk do të ishte marrë pa pëlqimin e drejtpërdrejt të niveleve më të larta të administratës presidenciale ruse.

Ekspertët e NATO-së, thonë se Kremlini nuk ka treguar shenja të ndalimit të agresionit të vazhdueshëm n të gjithë botën, si dhe mos respektim për sovranitetin kombëtar të kombeve të tjera.

Gjithashtu, këto akte janë bërë edhe më të ashpra gjatë vitit 2018. Nëse nuk ekziston një qëndrim i bashkuar nga vendet e Evropës Lindore, Ballkanin dhe bjellorusët, duke deklaruar se veprimet e tilla janë të papranueshme, ajo do të vazhdojë të funksionojë më këtë model./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori