LAJMI I FUNDIT:

Strakosha drejt Ligës Premier, akord me Fulhamin për kontratë katërvjeçare

Strakosha drejt Ligës Premier, akord me Fulhamin për kontratë katërvjeçare

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, është në prag të skadimit të kontratës me Lazion, ndërsa tani është një hap larg kalimit në Ligën Premier te Fulham. 

Strakosha do të bashkohet me klubin që është kthyer në Ligën Premier, ku pritet të nënshkruajë kontratë për katër vite.


Sipas Sky Sport, mungojnë vetëm detajet e fundit, ku pastaj Strakosha do të niset drejt Anglisë, ku do të mbrojë portën e klubit nga “Craven Cottage” sezonin e ardhshëm.

Kështu përfundon pas 10 vitesh aventura e Strakoshës në Itali, pasi ai mbërriti në sektorin e të rinjve të Lazios në vitin 2012.

Portieri shqiptar bëri debutimin e tij në Serinë A vetëm katër vjet më vonë, në shtator 2016.

Me fanellën e Laizos ai luajti 207 ndeshje, duke pësuar 244 gola , ndërsa fitoi katër trofe: dy herë Kupën e Italisë ( 2012/13 dhe 2018/19) dhe dy herë Superkupën e Italisë (2017/18 dhe 2019/20). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori