LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg do të udhëtojë në Ankara për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO

Stoltenberg do të udhëtojë në Ankara për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të udhëtojë në Ankara për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO në “të ardhmen e afërt”.

Shefi i aleancës së mbrojtjes tha se mesazhi i tij për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan do të ishte se në interesin e të gjithëve do të jetë që Suedia t’i bashkohej NATO-s, transmeton Telegrafi.


“Kam folur me presidentin Erdogan në fillim të kësaj jave… dhe gjithashtu do të udhëtoj në Ankara në të ardhmen e afërt për të vazhduar të trajtoj se si mund të sigurojmë pranimin më të shpejtë të mundshëm të Suedisë”, tha ai gjatë një takimi dyditor me ministrat e NATO-s në Oslo.

Ai vazhdoi duke thënë se të gjithë aleatët e NATO-s ranë dakord që Ukraina të bëhej anëtare e aleancës me kohë.

“Të gjithë aleatët pajtohen se Moska nuk ka të drejtën e vetos kundër zgjerimit të NATO-s. Ne po lëvizim, aleatët janë dakord që Ukraina do të bëhet anëtare”, shtoi ai

Javën e kaluar u raportua se ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Turqisë do të takoheshin “së shpejti”, për të diskutuar ofertën e vonuar të Stokholmit për t’u bashkuar me NATO-n. /Telegrafi/