LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën

Stoltenberg: Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën
-->

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka falënderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, në lidhje me mbështetjen që vendi ynë i ka dhënë Ukrainës, teksa përballet në luftën ndaj Rusisë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli pas takimit, Stoltenberg tha se mirëpret angazhimin e Shqipërisë për t’i ofruar ndihmë humanitare Ukrainës.

Rama takon Stoltenberg: Konsiderojeni përfshirjen e Kosovës në Partneritetin e Paqes
Lexo po ashtu Rama takon Stoltenberg: Konsiderojeni përfshirjen e Kosovës në Partneritetin e Paqes

Sipas tij, vizita e Ramës në Kiev ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti.

“NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj në luftën ndaj Rusisë. Ne po ofrojmë mbështetje dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si dhe angazhimin tuaj për ndihmë humanitare. Vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti”, theksoi sekretari i NATO-s.

Rama: NATO të vijojë dialogun me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë
Lexo po ashtu Rama: NATO të vijojë dialogun me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë

Ai nënvizoi se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do i bënte të dyja vendet më të sigurta dhe NATO-n më të fortë.

Stoltenberg u shpreh se kjo është jetike në situatën aktuale, ku aleanca po përballet me krizën më të rëndë të sigurisë në dekada. /Telegrafi/