LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Kam folur me Erdoganin, është dakordur për takim me suedezët

Stoltenberg: Kam folur me Erdoganin, është dakordur për takim me suedezët

Një takim i përfaqësuesve të lartë të Suedisë, Finlandës dhe Turqisë duhet të mbahet përpara samitit të NATO-s në korrik, në funksion të bllokadës së Turqisë për pranimin e Suedisë në aleancë, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ky takim do të përfshijë ministrat e Jashtëm, shefat e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare. Qëllimi është të arrihet përparim në përfundimin e pranimit të Suedisë në NATO”, shtoi Stoltenberg në një konferencë shtypi në Lituani, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se ka folur me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan të dielën dhe ka kontaktuar gjithashtu qeveritë në Stokholm dhe Helsinki.

Zelensky për kundërofensivën: Po bëjmë përparim në të gjitha drejtimet e frontit
Lexo po ashtu Zelensky për kundërofensivën: Po bëjmë përparim në të gjitha drejtimet e frontit

Ata ranë dakord të mbajnë një takim të nivelit të lartë në Bruksel përpara samitit të NATO-s më 11-12 korrik, në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në aleancë në maj të vitit 2022. Finlanda është anëtare e NATO-s që nga prilli i këtij viti dhe Suedia ende pret miratimin e Turqisë dhe Hungarisë.

Ankaraja po bllokon pranimin e Suedisë, duke argumentuar se Suedia nuk po merr masa të mjaftueshme kundër “organizatave terroriste”.

Përfaqësuesit e vendeve janë takuar në disa raste në përpjekje për të zgjidhur bllokadën turke, herën e fundit në Ankara në mes të qershorit. Në atë takim, Erdogan shprehu dyshime se do të miratonte hyrjen e Suedisë deri në samitin e NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori