Stoltenberg e Thaçi, në këmbë qendrës së Prishtinës (Video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Siç është bërë e ditur ata kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.
Në takim me sekretarin Stoltenberg, presidenti Thaçi ka vlerësuar lart punën e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se me përkushtimin e tyre kanë arritur që të jenë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë.
Ndërkohë ata, së bashku kanë bërë edhe një shëtitje nëpër qendër të Prishtinës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































