LAJMI I FUNDIT:

Stjuardesa e pensionuar shfaqë pasagjerët më të pandërgjegjshëm (Foto)

Stjuardesa e pensionuar shfaqë pasagjerët më të pandërgjegjshëm (Foto)

Pasagjerët e pandërgjegjshëm janë të pashmangshëm dhe është e pamundur, të mos takohen gjatë udhëtimeve.

Më së vështiri e kanë stjuardesat, që gjithnjë kanë kontakte me njerëz të tillë, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që t’i turpërojë këtë kategori njerëzish, Shawn Kathleen nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, e ka krijuar një llogari para 11 vitesh, ku mblidhen fotografi me rastet më ekstreme.

‘Passenger Shaming’ tani i ka mbi 700 mijë ndjekës, ndërsa është bërë shembull, për eksperiencat me këta udhëtarë, që nuk i përshtaten askujt.

“Filloi si një bisedë mes kolegëve, që gjithnjë kishim problem me këta udhëtarë. Tani është shembull, ku të gjithë tregojnë përvojat e tyre”, ka thënë Kathleen, që tani është pensioniste e pensionuar.

Nëpërmjet postimit të këtyre rasteve, po bëhen përpjekje për sjellje sa më të mira gjatë udhëtimeve. /Telegrafi/