LAJMI I FUNDIT:

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR në konferencë shpallen sot rezultatet e para nga vëzhgimi dhe monitorimi i rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në vend. Sipas shefes së misionit, Jillian Stirk, e cila drejton misionin monitorues të zgjedhjeve të ODIHR-it, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike, vëzhguesit në disa vende kanë hasur votim familjar ndërsa kritikoi retoriken e ashpër të përdorur në fushatën para zgjedhore nga partitë politike.

Stirk shtoi se liria e medias në vend respektohet por siç tha mediat online janë të pa rregulluara dhe një numër i portaleve janë hapur me qellim të marrjes së fondeve shtetërorë dhe në disa raste këto fonde të përfundojnë te partitë politike.


“Në ditën e votimit u respektuan procedurat zgjedhore por në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. KSHZ-ja plotësoi kriteret dhe u krijua besueshmëria e publikut ndaj procesit zgjedhor. KSHZ-ja përditësoi të dhënat në kohë dhe dëshmoi transparencë. Vëzhguesit tanë kanë monitoruar shumë vendvotime dhe kanë konstatuar votim të qenë. Janë raportuar disa presione dhe votime familjare sporadike”.

“Disa vendvotime ishin të pa qasshme për personat me aftësi të kufizuara. Disa njerëz kanë denoncuar se një numër i madh i mediave online të regjistruara për reklama zgjedhore janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore dhe në disa raste këto fonde i kanë adresuar tek partitë politike”, deklaroi Jillian Stirk – shefe e misionit vëzhguesit të OSBE/ODIHR-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori