LAJMI I FUNDIT:

Stërvituni si një olimpist: Trajnerët dhe doktorët tregojnë si të ushtroni për t’u bërë kampion

Stërvituni si një olimpist: Trajnerët dhe doktorët tregojnë si të ushtroni për t’u bërë kampion

Çdo herë që hyn në garë të Lojërave Olimpike, skitarja Lindsey Vonn bën që performanca e saj të duket shumë lehtë e arritshme.

Por, kampionia e katërfish tregon se performancat e saja janë si rezultat i dy dekadave ushtrime intensive, transmeton Telegrafi.

Atletët e nivelit olimpik si Vonn përdorin teknika të specializuara për ta arritur majën e performancës së tyre, duke filluar nga ushtrimet në shirit vrapues (treadmill) ujor e deri në përdorimin e maskave për t’i stimuluar lartësitë e mëdha.

Në foto: Lindsay Vonn duke u përgatitur për Lojërat Olimpike

Por, ka edhe disa truqe stërvitore olimpike që mund të përdoren në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe nga adhuruesit e palestrës.

1. Mos ushtroni për t’i përfunduar stërvitjet, por për një qëllim më të madh

Këshilla më e rëndësishme për ta arritur një nivel fizik të kalibrit olimpik është që t’ia vëni vetes një qëllim të caktuar.

Puna për të arritur një qëllim është mënyrë pozitive për t’i bërë ushtrimet e rregullta të mos duken si obligim, por si kënaqësi.

Të njëjtën logjikë e përdorin të gjithë atletët e Lojërave Olimpike, të cilët tërë kohën përqendrohen në synime afatgjate dhe jo afatshkurta.

Albin Tahiri, përfaqësuesi i Kosovës gjatë LOD

2. Bëjeni maksimumin edhe në ushtrimet më të shkurta

Një nga arsyetimet më të shpeshta për të mos shkuar në palestër është: “Thjesht s’po kam kohë”!

Por ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë (HIIT) janë mënyrë e popullarizuar e atletëve që brenda një kohe të shkurtë ta nxjerrin maksimumin nga vetvetja.

Sipas ekspertëve, vetëm 20 minuta me ushtrime HIIT mund t’i prodhojnë të njëjtat përfitime fiziologjike sikur ushtrimet një-orëshe me intensitet të rregullt.

3. Mos i bëni gjithmonë të njëjtat ushtrime fizike

Atletët duhet që vazhdimisht t’i ndryshojnë ushtrimet fizike, thonë ekspertët.

Sipas tyre, nëse vazhdimisht e bëni të njëjtën rutinë ushtrimore, ju me kohën do të filloni të keni probleme të ndryshme. Kjo do të thotë se tendonet, indet dhe eshtrat mund të dëmtohen nga ushtrimet e njëjta dhe mund të keni probleme.

P.sh., nëse jeni duke ushtruar për maratonë, atëherë një ditë vraponi, por ditën tjetër bëni çiklizëm ose notoni.

Në foto: Michael Phelps, notari më i sukssesshëm dhe me më së shumti medalje olimpike ndonjëherë

4. Kujdes me shprehitë jashtë palestrës

Performanca juaj në palestër varet shumë nga faktorët e stilit të jetesës si dieta dhe gjumi.

Varësisht nga lloji i aktivitetit fizik që e bëni, trupit tuaj i duhen nutrientë të ndryshëm.

Për aktivitete që kërkojnë shumë qëndrueshmëri – si ushtrimet për maratonë – është e rëndësishme që atletët të hanë shumë proteina dhe karbohidrate në mënyrë që ta mirëmbajnë masën muskulore.

Gjithashtu është e rëndësishme edhe të qëndroni të hidratuar pasi që uji e rregullon temperaturën e trupit dhe i lubrifikon nyjet e ndryshme.

Gjumi është gjithashtu çelës për t’i maksimizuar përfitimet e ushtrimeve fizike, sepse u jep muskujve shansin për t’u rikuperuar.

Besohet se atletët olimpikë bëjnë deri 10 orë gjumë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori