LAJMI I FUNDIT:

Sterilizimi i detyruar ndjek si mallkim autoktonët e varfër të Perusë: 300 mijë gra kërkojnë drejtësi (Video)

Sterilizimi i detyruar ndjek si mallkim autoktonët e varfër të Perusë: 300 mijë gra kërkojnë drejtësi (Video)

Esperanza dhe Teodula janë pjesë e 300 mijë grave të sterilizuara, pa pëlqimin e tyre. Së bashku me shumë gra tjera të goditura nga ky krim, me aktivistë dhe me artistë të shumtë, ato janë duke përdorur teknologjinë për të arritur tek personat që jetojnë në komunitetet e izoluara. Për këtë u krijua Projekti Quipu – një linë telefonike ku gratë tregojnë përjetimet me fjalët e tyre, ku dëgjohen nga viktimat tjera dhe ku zëri i protestës përçohet në tërë vendin, transmeton Telegrafi.

Ekipi i projektit udhëton në tërë Perunë, sidomos në rajonet më të prekura nga kampanja e sterilizimit – fshatrat e varfra në Ande dhe në Amazonë.


Ky film dokumentar shfaq udhëtimet e këtyre dy fshatareve që luftojnë për drejtësi në një shoqëri të dominuar nga meshkujt.

Në Peru, gjatë presidencës së Alberto Fujimorit (nga viti 1990 deri 2000), ka ndodhur një gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, pasi ai ka vënë në zbatim projektin e sterilizimit. Sterilizimi i detyruar u bë kryesisht ndaj autoktonëve, gjoja në kuadër të “planit të shëndetit publik” të prezantuar më 28 korrik 1995, e fatkeqësisht të financuar nga USAID-i, Fondacioni Nippon dhe më vonë UNFPA. Veprimet e tij, ku përfshiheshin edhe metodat kontraceptive, janë kundërshtuar që në fillim nga Kisha katolike dhe organizata e krishterë Opus Dei. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë më 1996 përshëndet “suksesin në kontrollin e natalitetit”.

Hetimi i këtij krimi bllokohet ndër vite. Ndaj, Projekti Quipu është tendenca e bashkimit të viktimave në një luftë të përbashkët për të vërtetën dhe drejtësinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori