E ardhmja e Kosovës, por edhe e shteteve të tjera është një treg i integruar i energjisë me veprime konkrete, që shtetet të kenë dy gjëra: sigurinë e furnizimit dhe përballueshmërinë e çmimeve, ka deklaruar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, në tryezën “Diskutimi për Liberalizimin e Tregut të Energjisë” të organizuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Ai tha me këtë rast se është botërisht e ditur që nuk mund të ketë transformim të sektorit pa një reforme të mirëfilltë ligjore, ndërsa shtoi se janë bërë hapa në kuptimin e liberalizimit të tregut dhe njëri prej hapave kryesorë që është bërë vitin e kaluar është transfuzimi i pakos së tretë të ligjeve për energjinë.
“Normalisht që procesi nuk ka përfunduar, madje besoj që sivjet do ta intensifikojmë edhe më shumë pasi që ne si Kosovë kemi presidencën e radhës në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ku sot patëm takim me përfaqësuesit e Sekretariatit në Vjenë, në mënyrë që ne të lëmë gjurmë edhe gjatë kësaj Presidence në kuptimin e qëllimeve të përbashkëta jo vetëm tonat, si shtet, por edhe të regjionit, pra në familjen e integruar evropiane sa i përket rrjetit të përbashkët të energjisë”, tha ai.
Sipas tij, hapja e tregut dhe parimet e një tregut të liberalizuar më shumë se çka do tjetër janë në funksion të kompletimit të këtyre dy objektivave siç janë siguria e furnizimit dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve.
Ndërsa, Theodore Heisler nga USAID-i theksoi se një sektor i qëndrueshëm me energji elektrike dhe furnizimi i pandërprerë paraqet rritje ekonomike.“Ligjet e reja sjellin dispozita të cilat sjellin liberalizimin e çmimeve të energjisë. Po ashtu parashohin masa mbrojtëse dhe një ekonomi të qëndrueshme familjare. Ky proces do të shkojë në konsultime publike. Synimi i asistencës së USAID-it është që të promovojë dhe të mbështes rregullore që rrisin ekonominë drejt liberalizimin e tregut”, tha ai.
Arben Kllokoqi, ekspert për energji elektrike në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, tha se konsiderojnë se me hapjen e tregut në mes të kontratave të gjenerimit dhe rregullimit të rritet konkurrenca.
“Me këtë evolucion që të rriten pjesëmarrësit në treg Qeveria dhe Parlamenti duhet të krijojnë politika që të sjellin konkurrencë. Tani kompanitë duhet të menaxhojnë çmimin e tregut dhe rriskun, sepse me liberalizimin ZRrE-ja nuk do të jetë aty për të menaxhuar rriskun. Është shumë e rëndësishme që kushtet për të hyrë në treg duhet të jenë konkurruese me ato të vendeve të tjera”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'