LAJMI I FUNDIT:

Stavileci flet për sekuestrimin e pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe

Stavileci flet për sekuestrimin e pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe

Dogana e Kosovës nën asistimin e Policisë së Kosovës janë në përfundim të sekuestrimit të pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe, pasi prodhimi dhe shitja e tyre nuk është bërë duke i respektuar ligjet përkatëse.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se sekuestrimi i pijeve alkoolike është në përfundim.

Ai tha se ka pasur pakënaqësi nga banorët për veprimet e Doganës së Kosovës, por siç tha ai për shkak të një sasia të madhe të pijeve alkoolike është zgjatur pak procedura e sekuestrimit.


“Është gati në përfundim, pasi ka pas sasi të madhe. Kryesisht ka pasur pakënaqësi, por që ishin të menaxhueshme”, ka thënë Stavileci.

Ndryshe, Dogana e Kosovës të enjten ka realizuar një kontroll rutinore tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit), dhe pas të gjeturave dogana ka kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës për sekuestrimin e alkoolit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Sipas tij, zyrtarët policorë janë duke vazhduar të asistojnë Doganën e Kosovës deri në sekuestrimin e alkoolit në fjalë.

“Dogana e Kosovës pasi kishte gjetur në fshatin Hoçë e Madhe, në një dyqan dhe veprimtari prodhuese alkool i cili ishte duke prodhuar dhe shitur duke mos respektuar ligjet përkatës, ka kërkuar asistencë nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë për sekuestrimin e alkoolit të gjetur. Zyrtarët policorë nga DRP-Gjakovë janë duke vazhduar të asistojnë Doganën e Kosovës deri në sekuestrimin e alkoolit në fjalë”, ka bërë të ditur Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Lajme
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

“E vrava gruan, dërgoje një patrullë”- Dosja e Prokurorisë ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten e tij në Pejë

Drejtësi
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Lajme
Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

Politikë
Kalo në kategori