LAJMI I FUNDIT:

Statuti i ri i Trepçës do t’i hap rrugë investimeve të reja (Video)

Statuti i ri i Trepçës do t’i hap rrugë investimeve të reja (Video)
Foto: Ilustrim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë për Telegrafin me Lulzim Ahmetin ka thënë se statuti i ri i Trepçës do t’i hap rrugë investimeve të reja në këtë ndërmarrje.

Ai tha se ligji i Trepçës ka për qëllim që të krijoj një Trepçë të re.


“Ligji i bërë nga Qeveria e kaluar ka për qëllim të krijoj një Trepçë të re si shoqëri aksionare që i ka në pronësi vetëm asetet por jo borxhet, ato mbesin në AKP. Që t’i hapet rrugë investitorëve të huaj në Trepçë, atëherë duhet të bëhet statuti, regjistrimi i shoqërive aksionare, të punësohet menaxhmenti i ri dhe duhet të bëhet riverifikimi i rezervave të ndërmarrjes”, tha ai.

Lluka tregoi se nuk ka pasur pajtime ndërmjet Sindikatës dhe pjesë së Bordit në formën se çfarë përfshinë ai statut.

“Nuk ka pasur pajtime ndërmjet Sindikatës dhe pjesë së Bordit të Trepçës në formën se çfarë përfshinë ai statut. Sindikata po kërkon që të përfshihen të gjitha rastet, si brengë kryesore, ndërsa kërkesa tjetër është që minatorët e Trepçës të dalin në pension në moshën 50-vjeçare me 70 për qind të pagës”, tha ministri Lluka.

Lluka: Ndërtimi i 'Kosovës së Re' fillon në pjesën e dytë të vitit 2019 (Video)
Lexo po ashtu Lluka: Ndërtimi i 'Kosovës së Re' fillon në pjesën e dytë të vitit 2019 (Video)

Ai ka thënë se statusi i minatorëve duhet të zgjidhet me ligj.

“Parimisht çdo aset i Trepçës duhet të përfshihen në statut. Për sa i përket çështjeve sociale deri më tani nuk ka ndonjë statut që e rregullon këtë çështje, prandaj kërkoj nga Sindikata që të ulemi dhe ta zgjidhim me ligj statutin e minatorit njëherë e përgjithmonë”, ka thënë ai.

Lluka tregoi se në çdo gjë shkon sipas parashikimeve, atëherë statuti do të shkon në Kuvend brenda muajit korrik të këtij viti. /Telegrafi/