LAJMI I FUNDIT:

Statusi i vendit kandidat në BE, Kryeziu tregon skenarët dhe gabimet që nuk duhet t’i bëjë Kosova

Statusi i vendit kandidat në BE, Kryeziu tregon skenarët dhe gabimet që nuk duhet t’i bëjë Kosova

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu, ka dhënë disa sqarime pasi Kosova zyrtarisht nënshkroi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, procesi i integrimit në BE mund të ndahet në dy pjesë: asocimi me BE-në dhe anëtarësimi në BE.


“Asocimi përfshin pjesën e negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Ndërsa, anëtarësimi përfshin marrjen e statusit të vendit kandidat, negociatat e anëtarësimit deri te anëtarësimi formal në BE”, ka shkruar ai në Facebook.

“Procesi i asocimit mes Kosovës dhe BE-së është përmbyllur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Procesi i anëtarësimi në BE do të filloj me aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrjen e statusit të kandidatit. Kjo do të shënoj fillimin e një rrugëtimi të gjatë për tu bërë vend Anëtarë i BE-së”.

Tutje, Kryeziu ka përmendur tre faktorë kyç që sic ka thënë, do të ndikojnë në suksesin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

“Vullneti i fortë politik për të bërë reforma të dhimbshme politike; ndërtimi i administratës profesionale të aftë për të mbështetur nivelin politik dhe për të përballur presionin administrativ të procesit të anëtarësimit; diplomaci efektive për të mbështetur procesin integrues të Kosovës”.

Sa i përket aplikimit, ai ka thënë se duhet të qartësohet se në përputhje me Traktatin për Bashkimin Evropian, përkatësisht nenin 49, çdo vend evropian mund të dorëzojë kërkesë për anëtarësim në BE nëse respekton vlerat demokratike të Bashkimit Evropian dhe atë që quhet përkushtim për promovimin e këtyre vlerave.

“Pra, siç e dimë BE-ja vlerëson gatishmërinë e vendeve kandidate sipas tre kritereve të anëtarësimit të përcaktuara nga Këshilli Evropian në Kopenhagen në vitin 1993 që njihen edhe si “kriteret e Kopenhagës”: kriteret politike: institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave; kriteret ekonomike: një ekonomi funksionale e tregut dhe aftësinë për të përballuar konkurrencën dhe forcat e tregut në BE; legjislacioni i BE-së apo acquis: aftësia për të marrë dhe zbatuar në mënyrë efektive detyrimet e anëtarësimit, duke përfshirë respektimin e qëllimeve të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar”.

“Procedura si e tillë, është që fillimisht kërkesa i dorëzohet Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe janë dy skenarë. Skenari pozitiv: pas dorëzimit të kërkesës, në Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, do të shqyrtoj kërkesën dhe do të dërgoj atë tek Komisioni Evropian për ta dhënë opinionin e tij (avis) mbi meritat e aplikimit të vendit aspirues, dhe në fund kërkohet unanimitet nga Këshilli Evropian. Në skenarin negativ, Këshilli nuk e shqyrton fare kërkesën”.

Në fund, Kryeziu ka theksuar se Qeveria duhet të kujdeset që aplikacioni në asnjë skenar të mos përfundojë në atë që Këshilli të mos e shqyrtojë kërkesën.

“Vetëm kjo nuk duhet të ndodhë. Ajo që duhet të potencohet për këtë stad të aplikimit për statusin e vendit kandidat është që procedura kërkon unanimitet. Pra, kërkon pajtueshmëri të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. E ne mos të harrojmë që janë pesë vende të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe kjo pak e komplikon situatën. Por, me shpresë që mund të ketë një zgjidhje kreative në këtë drejtim, Kosova do të duhej paraprakisht të negocionte, pra ta maste pulsin me vendet mike të saj: Francën, Gjermaninë, dhe të shihet se cili është disponimi i këtyre dy vendeve si motori i çdo zhvillimi brenda BE-së, dhe vetëm pastaj të dorëzohet dosja për aplikim”.

“Për dallim prej proceseve tjera, rruga formale për ta marrë statusin e vendit kandidat dhe për ta pranuar aplikacionin së pari dhe për t’u votuar më pas, kërkon unanimitet. Dhe vetë kërkesa e tillë siç e parasheh Traktati i BE-së, tregon se duhet të ketë një pajtueshmëri të plotë brenda BE-së, dhe kjo mund të jetë e lidhur edhe me procesin e dialogut sepse duhet të gjendet një modalitet, një kreacion të ri që këto pesë vendet mosnjohëse të pajtohen që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori