LAJMI I FUNDIT:

Statuja e vogëlushit që shpenzonte 2,500 litra ujë të pijshëm në ditë, bëhet miqësore me ambientin pas 400 vitesh (Foto)

Statuja e vogëlushit që shpenzonte 2,500 litra ujë të pijshëm në ditë, bëhet miqësore me ambientin pas 400 vitesh (Foto)

Pas qindra vitesh që shpenzoi ujë të pijshëm në kanalizim, statuja e famshme e vogëlushit duke urinuar në sheshin kryesor të Brukselit, është bërë miqësore me ambientin.

Manneken Pis është një prej atraksioneve më të vizituara turistike në kryeqytetin e Belgjikës, prej nga ka rrjedhur uji i freskët që prej shekullit të XVII-të, transmeton Telegrafi.


Nga 1,000 deri në 2,500 ia ka shpenzuar në ditë ‘djaloshi duke urinuar’ që është e njëjtë me shpenzimin që bëjnë dhjetë shtëpi të zakonshme në baza ditore.

Mannekin Pis në qendër të Brukselit

Ekspertët e teknologjisë, e zbuluan shpenzimin pasi vendosën një mekanizëm në statujën e bronztë, që numëron shpenzimin e ujit. Nëse llogaritet prej kohës kur ka nisur funksionimin para 400 vitesh, deri më tani ka shpenzuan 250 milionë litra.

Si rezultat i zbulimit, në sistemin e statujës dhe shatërvanit që ndodhet poshtë, uji rikthehet dhe nuk humbet. Uji që rrjedhë, bie në hapësirën e thellë dhe ri qarkullon, për një kohë të gjatë.

Deri më tani, është konsideruar se nuk shpenzon më shumë se 300 litra, andaj askush nuk i ka kushtuar rrëndësi.

Veshja me rrobat kombëtare shqiptare

Në anën tjetër, statuja e gjatë 55 centimetra, sjellë në atë shesh miliona vizitorë në vit.

I ashtuquajturi Mannekin Pis, është veshur në më se 130 kostume të ndryshme, ndërsa procedura për t’ia veshur ndonjë kostum është shumë e specifikuar.

Më 28 Nëntor të vitit 2015, statujës i është veshur me rrobat kombëtare shqiptare dhe plisin në kokë, për ta shënuar Ditën e Flamurit. /Telegrafi/