LAJMI I FUNDIT:

Starlink në dispozicion globalisht nga shtatori

Starlink në dispozicion globalisht nga shtatori

Interneti satelitor i SpaceX ka në plan të fillojë të veprojë në të gjithë botën këtë vjeshtë.

Ofruesi i internetit satelitor i SpaceX Starlink pret që të jetë në gjendje të ofrojë shërbimin e tij në të gjithë botën deri në shtator. Pastaj ata duan të marrin miratime rregullatore për internetin satelitor në vendet individuale, tha shefi i Starlink Gwynne Shotwell.


Deri më tani, Starlink ka bartur rreth 1,800 satelitë në hapësirë. Sapo të kenë arritur orbitën e tyre operacionale, do të ketë një mbulim të vazhdueshëm global, citohet menaxheri nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë, transmeton Telegrafi.

Një total prej 12,000 satelitësh të planifikuar

Starlink, e cila synon të përdorë një total prej 12,000 satelitësh për internetin e saj satelitor dhe po investon pothuajse 10 miliardë dollarë për këtë, aktualisht është në testimin beta në 11 vende.

Deri në maj, Starlink tha se kishte marrë rreth 500,000 para-porosi në të gjithë botën. /Telegrafi/