LAJMI I FUNDIT:

Stano thotë se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar për takim në Bruksel

Stano thotë se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar për takim në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka bërë të ditur se përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takim në Bruksel.

Stano në një konferencë për media tha se data e saktë e takimit ende është e ditur.


“…Kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar tashmë ata të vijnë në Bruksel por datën do ta japim kur të jetë caktuar”, tha ai.

Lidhur me gjendjen në veri në këtë konferencë nuk kanë dashur të prononcohen. /Telegrafi/