LAJMI I FUNDIT:

Sri Lanka ia arrin qëllimit, ndërton pemën më të lartë të Krishtlindjeve në botë (Foto/Video)

Sri Lanka ia arrin qëllimit, ndërton pemën më të lartë të Krishtlindjeve në botë (Foto/Video)
A Sri Lankan family takes photographs standing near an enormous artificial Christmas tree as others gather around it in Colombo, Sri Lanka, Saturday, Dec. 24, 2016. Sri Lanka has unveiled a towering Christmas tree, claiming to have surpassed the world record for the tallest artificial Christmas tree. (AP Photo/Eranga Jayawardena)

Pema më e lartë e Krishtlindjeve në botë është zbuluar në Sri Lanka, pikërisht në kohën e Krishtlindjeve, pas katër muajsh pune të madhe nga qindra ndihmës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo pemë, e vendosur në kryeqytetin Colombo, ka një lartësi prej 73 metrash, rreth 18 metra më e gjatë se ajo që mban rekordin e tanishëm.

Korniza prej çeliku dhe telave e pemës është e mbuluar me rrjetë plastike, e zbukuruar me më shumë se 1 milion kone natyrore me pisha të vizatuara në të kuqe, ari, e gjelbër dhe argjendi, 600.000 llamba LED dhe në krye me yll të ndritshëm rreth 6 metra.

Po siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pema ka kushtuar rreth 80 mijë dollarë dhe është kritikuar si Kisha Katolike si një “shpenzim kot i parave”. Sipas Kishës, fondi do të shfrytëzohej më mirë për të ndihmuar të varfrit.

Puna ishte pezulluar për gjashtë ditë në fillim të dhjetorit, pasi kardinali Malcolm Ranjith – që përfaqësojnë 1.5 milion katolikë të vendit – kritikoi ashpër projektin.

E kryeministri Ranil Wickremesinghe i ishte përgjigjur kritikave duke thënë se pema nuk ishte duke u ndërtuar me paratë publike, por me donacione nga individë dhe firmat private.

“World Records Guinness” pritet për ta konfirmuar nëse kjo është pema më e lartë artificiale e Krishtlindjeve.

Aktualisht, rekordi mbahet nga një firmë kineze e cila kishte vendosur një pemë të gjatë rreth 55 metra, në qytetin Guangzhou, vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Kalo në kategori