LAJMI I FUNDIT:

Sqarohet Banka Botërore: Nuk kemi thënë se në Kosovë janë humbur 17 mijë vende pune në vitin 2018

Sqarohet Banka Botërore: Nuk kemi thënë se në Kosovë janë humbur 17 mijë vende pune në vitin 2018

Zyra e Bankës Botërore dëshiron të qartësojë se Raporti i Rregullt Ekonomik (RER) për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, i publikuar para pak kohe, nuk konkludon se 17,000 vende të punës janë humbur në Kosovë në vitin 2018, siç është raportuar në disa media.

Bazuar në anketën tremujore të fuqisë punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar më 19 mars, 2019, RER raporton një rënie të shkallës vjetore së papunësisë prej rreth 1 pikë përqindje.


Qeveria reagon ndaj raportit të Bankës Botërore, e befasuar me reagimin e Isa Mustafës
Lexo po ashtu Qeveria reagon ndaj raportit të Bankës Botërore, e befasuar me reagimin e Isa Mustafës
Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë
Lexo po ashtu Banka Botërore: Mbi 17 mijë vende të punës kanë humbur gjatë vitit 2018 në Kosovë

“Kjo është numri i të papunësuarve si përqindje e fuqisë punëtore aktive totale.  Në të njëjtën kohë, ka pasur një rënie të numrit të njerëzve që kanë marrë pjesë në tregun e punës. Bazuar në të dhënat nga anketa e njëjtë e fuqisë punëtore, RER komenton se krijimi i vendeve të punës neto në periudhën korrik-dhjetor 2018 ende nuk kishte kompensuar plotësisht humbjet e vendeve të punës neto në dy çerekët e parë të vitit.

Kjo ka çuar në një rënie të vlerësuar të shkallës së punësimit që është numri i të punësuarve si përqindje e popullsisë në moshë pune prej 1 pikë përqindje në çerekun e katërt të vitit 2018 në krahasim me çerekun e njëjtë në 2017, një diferencë prej 7,900 vendeve të punës, sipas anketës së fuqisë punëtore”, thuhet në sqarimin e Zyrës së Bankës Botërore. /Telegrafi/