LAJMI I FUNDIT:

Nuk pritet të ketë takim Kurti –Vuçiq në Bruksel, BE-ja thotë se nuk ka parë gatishmëri nga asnjëra palë

Nuk pritet të ketë takim Kurti –Vuçiq në Bruksel, BE-ja thotë se nuk ka parë gatishmëri nga asnjëra palë

Gjasat janë të vogla të ndodh një takim këtë muaj në kuadër të dialogut në mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kështu u shpreh përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili shprehi  skepticizëm për në takim të ardhshëm.

Borrell ka thënë se s’ka parë gatishmëri nga palët për një takim të ardhshëm.

“Ne gjithmonë organizojmë takime dhe mblidhemi kur është e përshtatshme. S’kemi njoftuar ende. E kemi bërë të qartë që pas dy takimeve sivjet, parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete. Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim nëse kushte s’përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga emisari i posaçëm dhe nga puna e tij e palodhshme, s’ka gatishmëri në këtë pikë. Por ende s’ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë, dhe se status quo nuk është i mirë për asnjërin vend.

“Është kurciale që edhe Kosova dhe Serbia të heqin barrikadat dhe të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në BE”, ka thënë Borrell.

Kryeministri shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me përkushtim të fortë për të arritur një marrëveshje ligjore që në qendër ka njohjen e ndërsjellët dhe normalizimin e raporteve mes dy vendeve tona”, tha Kurti.

Ai shtoi se do të marrë pjesë, në rast se ftohet një takim i nivelit të lartë për dialogun nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Brukseli për ne është kryeqytet i rëndësishëm i progresit por edhe i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Për qeverinë tonë e cila është qeveria më demokratike dhe pro BE, BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit në botë. Nëse lehtësuesi i dialogut e sheh të arsyeshme të thërret takim dhe të më ftoj natyrisht se do të  do të shkojë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori