LAJMI I FUNDIT:

Spotify do të shkurtojë numrin e stafit duke filluar nga kjo javë

Spotify do të shkurtojë numrin e stafit duke filluar nga kjo javë

Spotify Technology po planifikon pushime nga puna brenda kësaj jave për të ulur kostot, raportoi Bloomberg News të dielën, duke iu bashkuar kompanive si Alphabet Inc, Amazon.com Inc dhe Microsoft Corp, të cilët kanë shkurtuar mijëra vende pune kohët e fundit, shkruan Reuters.

Raporti, i cili citoi burime, tha se numri i punëtorëve që do të largoheshin nga vendet e punës nuk ishte specifikuar.


Spotify nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment, transmeton Telegrafi.

Firmat e teknologjisë shkurtuan vendet e punës vitin e kaluar pasi një shpërthim i kërkesës gjatë pandemisë u shua me shpejtësi dhe pushimet nga puna kanë vazhduar këtë vit me kompanitë që kërkojnë të ulin kostot për të kapërcyer rënien ekonomike.

Në javët e fundit, Alphabet, kompania mëmë e Google tha se do të largonte 12,000 punëtorë, ndërsa Microsoft tha se do të largonte 10,000. Ndërsa tek Amazon do të ketë më shumë se 18,000 largime nga puna.

Kompani të tjera të teknologjisë si Meta, kompania mëmë e Facebook, dhe Twitter-i i Elon Musk, në fund të vitit të kaluar pushuan nga puna mijëra punëtorë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh

Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
WhatsApp prezantoi një veçori të re Channels

WhatsApp prezantoi një veçori të re Channels

Teknologji
Kalo në kategori