LAJMI I FUNDIT:

Spotify publikon statistika të mahnitshme për Bebe Rexhën – këngët e saj janë dëgjuar mbi 1.7 miliard herë gjatë vitit 2023

Spotify publikon statistika të mahnitshme për Bebe Rexhën – këngët e saj janë dëgjuar mbi 1.7 miliard herë gjatë vitit 2023
Bebe Rexha (Foto: Gilbert Flores/Penske Media via Getty Images)

Platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify, ka publikuar këto ditë statistikat vjetore të dëgjimeve dhe transmetimeve të muzikës.

Në mesin e artistëve më të dëgjuar të vitit, sigurisht që janë edhe shqiptaret e famshme: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shifrat e jashtëzakonshme të dëgjimeve që ka arritur gjatë vitit.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngët e saj janë dëgjuar mbi 1.7 miliard herë brenda vitit, nga 161 milionë dëgjues, me plot 78 milionë orë të harxhuara në këngët e saj nga fansat prej 184 vendeve të botës.

Revista prestigjioze "Rolling Stone" e rendit albumin e Bebe Rexhës si një nga 100 albumet më të mira të vitit
Lexo po ashtu Revista prestigjioze "Rolling Stone" e rendit albumin e Bebe Rexhës si një nga 100 albumet më të mira të vitit

Shumica e këtyre dëgjimeve vijnë nga albumi i saj i tretë në karrierë, i vetëtitulluar “Bebe” të cilin ajo e publikoi gjatë vitit 2023 – pjesë e të cilit është edhe mega hitit “I’m Good (Blue)”.

Foto: Spotify

E lumtur për këtë sukses, 34-vjeçarja i falënderoi fansat e saj për përkrahjen e vazhdueshme, nën premtimin se do të jetë shumë aktive edhe në vitin 2023. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori