LAJMI I FUNDIT:

Spotify në dispozicion edhe në 13 tregje të reja – përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë

Spotify në dispozicion edhe në 13 tregje të reja – përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë

Platforma botërore për muzikë “Spotify” tanimë është lansuar edhe në 13 tregje të reja në të gjithë Evropën, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 92.

Kështu, siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, tani, përdoruesit në Kosovë, Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kazakistan, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusi, Serbi, Slloveni, dhe Ukrainë mund të shijojnë një përvojë dëgjimi që përfshin 50 milionë këngë, 4 miliardë “playlists” dhe veçori të lokalizuara të personalizimit të muzikës.


“Zgjerimi ynë në Evropë vjen ndërsa konsumatorët në rajon pranojnë transmetimin… Përdoruesit në këto 13 tregje do të bashkohen me 286 milionë dëgjues ekzistues të Spotify dhe 130 milionë abonues Premium, kështu që është gjithashtu një moment i madh për artistët që do të jenë në gjendje të angazhohen me më shumë mbështetës se kurrë më parë, në një botë gjithnjë e më të lidhur ndërmjet vete”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim thuhet se të 13 tregjet do të jenë në gjendje të shijojnë falas aplikacionin Spotify të mbështetur nga reklama.

Ndryshe, siç thuhet më tej, Spotify e transformoi muzikën që në vitin 2008.

“Misioni ynë është të zhbllokojmë potencialin e krijimtarisë njerëzore duke i dhënë një milion artistëve krijues mundësinë dhe miliarda fansave mundësinë për të shijuar dhe u frymëzuar nga këta krijues”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Teknologji
Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Teknologji
Kalo në kategori