LAJMI I FUNDIT:

Spotify del në bursë pas humbjeve prej 1.5 miliardë dollarëve

Spotify del në bursë pas humbjeve prej 1.5 miliardë dollarëve

Lideri për shpërndarjen e shërbimeve muzikore në nivel global Spotify, që raporton mbi 70 milionë abonentë dhe më shumë se 159 milionë dëgjues aktivë mujorë del në bursë, shkruan Telegrafi.

Shërbimi është i disponueshëm në 61 vende të botës dhe konkurrenti më i afërt i saj Apple Music, mbetet pas me vetëm 36 milionë abonentë.


Kompania raportoi të ardhura prej 2.37 miliardë dollarë në vitin 2015, 3.6 miliardë dollarë në 2016 dhe 4.99 miliardë dollarë në 2017. Gjithashtu shtojnë se abonentët me pagesë po rriten me një normë prej 46 për qind nga viti në vit, ndërsa dëgjuesit aktivë mujorë po rriten me 29 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2017, ata shënuan një humbje prej 1.5 miliardë dollarësh, prej të cilave një miliard dollarë ishin për shkak të një borxhi nga një transaksion me kompaninë Tencent. Humbja operative rezultoi 461.3 milionë dollarë vitin e kaluar dhe 425.9 milionë dollarë në vitin 2016.

Spotify përballet me sfida të rëndësishme në modelin e saj të biznesit, duke përfshirë rrezikun nga normat e luhatshme dhe të paparashikueshme të rrogave që i kushton etiketave dhe kompozitorëve të muzikës.

‘Spotify’ përgatitet të dal në bursë
Lexo po ashtu ‘Spotify’ përgatitet të dal në bursë

Në janar, Spotify paraqiti dokumentet për t’u regjistruar në bursën e New York-ut dhe Financial Times raportoi se kompania kishte punësuar Morgan Stanley, Goldman Sachs dhe Allen & Co për ta këshilluar. Vlerësimi i fundit i Spotify ishte 8.4 miliardë dollarë. /Telegrafi/