Partia Përparimtare e Serbisë, në krye me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar spotin e ri zgjedhor në të cilin në hartën e Serbisë nuk figuron fare Kosova, veprim ky që ka nxitur reagime të ashpra nga partitë tjera opozitare në Serbi.
Analisti politik Boban Stojanoviq, është deklaruar lidhur me këtë spot të publikuar nga partia SNS e Vuçiqit, transmeton Telegrafi.
“Prezantim tejet interesant grafik, për të cilin do të doja të shoh se çfarë mendojnë votuesit e tyre. Më saktësisht cili është komenti i tyre rreth asaj se çfarë mendojnë, që SNS nuk brengoset fare për fëmijët në Kosovë. Mendoj se është një gabim shumë i madh ky spot, por kush e di se çfarë porosie fshihet prapa tij. Ndoshta është një tentim përgatitje për votuesit e SNS për hapat e ardhshëm të Vuçiqit rreth Kosovës, dhe në këtë mënyrë po i testojnë votuesit e tyre”, ka shtuar analisti Stojanoviq.
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Lëvizje Popullore e serbëve në Serbi, “Otadžbina” kishte deklaruar se si Vuçiq në heshtje ia ka dorëzuar Ujmanin Prishtinës zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale
"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel