LAJMI I FUNDIT:

Sporti, një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën

Sporti, një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, duke folur për strategjinë për sport, theksoi se sporti në Republikën e Kosovës ka shënuar diferencën në hapat e saj të zhvillimit dhe të suksesit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë lansimin e Kornizës Strategjike të Sportit 2017-2021 gjatë një konference ku të pranishëm ishin përfaqësues institucional të sportit nga Republika e Sllovenisë, përfaqësues të Federatave të Sportit të Kosovës, si dhe përfaqësues të Departamenteve të Sportit nga komunat e Kosovës.


Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, duke folur për strategjinë për sport, theksoi se sporti në Republikën e Kosovës ka shënuar diferencën në hapat e saj të zhvillimit dhe të suksesit.

Zëvendësministri përmendi pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON), pranimin në UEFA së fundmi, si disa nga sukseset që dëshmojë se mundi i sportistëve tanë ka bërë që Kosova të depërtojë edhe tek shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur atë.

Ai tha se MKRS ka kultivuar traditë të mirë bashkëpunimi me federatat e sportit në Kosovë dhe institucionet tjera përcjellëse, proces që ka dëshmuar suksese të njëpasnjëshme.

Zëvendësministri theksoi faktin se tashmë është dëshmuar suksesi i Kosovës dhe hapësirave shqiptare në rrafshin ndërkombëtar nëpërmjet talenteve të shumtë të sportit vendas.

Kurse, Boro Strumbelj, Drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Sportit të Sllovenisë e cila ka ndihmuar MKRS-në në hartimin e strategjisë, përgëzoi MKRS-në për strategjinë për sport dhe premtoi se Sllovenia do të ndajë me Kosovën modelin e vet të suksesit në sport.

Ai uroi Kosovën për pranimin në UEFA duke e konsideruar si një sukses të jashtëzakonshëm si dhe theksoi rëndësinë e investimit në sportin e të rinjve, si një parakusht për zhvillimin pozitiv të sportit në përgjithësi.

Në mes të të dyja ministrive të sportit, asaj të Kosovës dhe Sllovenisë është dakorduar që në një të ardhme të afërt të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në mes të departamenteve të sportit pranë ministrive gjegjëse.

Zëvendësministri Hoti dhe Drejtori Strumbelj e vlerësuan një hap të tillë si të jashtëzakonshëm në aspektin e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë dhe investimit të përbashkët në fushën e sportit.

Për lansimin e kornizës strategjike për sport foli edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i cili tha se lansimi i saj vjen në kohën më të mirë, pas përpjekjeve të gjata të federatave të sportit të Kosovës për tu njohur nga federatat ndërkombëtare të sportit, gjë e cila është arritur me sukses.

Ai theksoi rëndësinë që organizatat sportive të veprojnë me plan strategjik si dhe nevojën e një koordinimi sa më të mirë mes të MKRS-së dhe federatave të sportit në mënyrë që kjo strategji të jetë e harmonizuar dhe funksionale.

Në trend Sport

Më shumë
Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli - shpreson t'i bashkohet gjigantit evropian

Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli - shpreson t'i bashkohet gjigantit evropian

Serie A
Plani që Enzo Maresca ka hartuar për yllin e Chelseat i bindi drejtuesit e klubit ta punësojnë atë

Plani që Enzo Maresca ka hartuar për yllin e Chelseat i bindi drejtuesit e klubit ta punësojnë atë

Premier League
Ancelotti ka rrëfyer historinë e pabesueshme kur u përpoq ta linte Zidanen jashtë autobusit të ekipit për shkak të vonesës

Ancelotti ka rrëfyer historinë e pabesueshme kur u përpoq ta linte Zidanen jashtë autobusit të ekipit për shkak të vonesës

Serie A
Eskalon situata te Kameruni: Samuel Eto'o përplaset me trajnerin Brys

Eskalon situata te Kameruni: Samuel Eto'o përplaset me trajnerin Brys

Përfaqësuesja e Kosovës
“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

La Liga
Ekskluzive: Nazmi Gripshi i lirë nga 30 qershori, vërshohet nga ofertat si nga vendi ashtu edhe nga Evropa

Ekskluzive: Nazmi Gripshi i lirë nga 30 qershori, vërshohet nga ofertat si nga vendi ashtu edhe nga Evropa

Superliga
Kalo në kategori