LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Kumanovës në gjendje të mjerueshme

Spitali i Kumanovës në gjendje të mjerueshme

Në qytetin e Kumanovës, pothuajse të gjitha repartet janë në gjendje të mjerueshme, ku duket se që nga themelimi, nuk është vendosur asnjë gur. Kushtet e vështira në spitalin e Kumanovës duket se po vështirësojnë edhe më shumë gjendjen e pacientëve. Shërbimi, kushtet, mungesa e aparateve dhe papastërtia janë prezent në secilin institucion mjekësor, theksojnë pacientët. Një shtetase e Turqisë, javën e kaluar u shtrua në spitalin e Kumanovës. Ajo enkas për gazetën KOHA tha se një ballafaqim me kushte të mjerueshme, nuk e kishte përjetuar ndonjëherë. “Qëndrimi aty ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjienës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Këto kushte pas këtyre viteve i pashë vetëm këtu, tek ne edhe trajtimi është ndryshe, sjellja e motrave nuk më pëlqeu aspak”, deklaroi Mevlude Serbest, shtetase e Turqisë.


Derisa në të kaluarën ish Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se në spitalin e Kumanovës ka një numër të mjaftueshëm të pajisjeve mbrojtëse dhe ajo vazhdimisht plotësohet, pacientët mohojnë se në repartet e spitalit ka pajisje të mjaftueshme. “Përpos kushteve që tani më të gjithë i dimë, aty mungojnë edhe shumë pajisje, ku për çdo kontroll apo incizim, duhet të vijmë deri në spitalin e Shkupit. Kurse në spitalin e Kumanovës, si spital regjional i duhet një aparat për rezonancë magnetike”, deklaroi për KOHA, Reshat Hajdari, pacient.

Nga ana tjetër doktor Ylber Isufi, zëvendës drejtor në repartin e intern dhe pediatrisë, deklaroi për KOHA se ndihmat e Ministrisë së Shëndetësisë janë të pamjaftueshme nga numri që posedon spitali i Kumanovës. “Spitali në qytetin e Kumanovës i përfshin edhe komunat dhe fshatrat e tjera përreth, këtu vizitohen 150 mijë pacient dhe sigurisht që na nevojiten pajisje të shumta, pavarësisht disa ndihmave nga Ministria e Shëndetësisë. Unë personalisht e kam marrë iniciativën, duke shkuar në shtetin e Katarit për ndihma financiare, ku pas dorëzimi të planit, kompanitë dhe shoqatat humanitare kanë ofruar një milion euro për repartin e interno-së dhe pediatrisë”, theksoi dr. Ylber Isufi, zëvendës drejtor në spitalin e Kumanovës.

Ai shtoi se shoqatat humanitare të Katarit kanë premtuar renovimin e objekteve dhe sigurimin e shtretërve e nevojave tjera mjekësore.

Për sa i përket pajisjeve të avancuara Isufi tha se pavarësisht nevojave që të gjithë repartet në Maqedoni kanë, qytetit të Kumanovës i nevojitet një aparat për rezonancë magnetike. “Nevojat për kushtet elementare ka secili repart në Maqedoninë e Veriut, mirëpo për sa i përket aparatit për rezonancë magnetike, ka kërkesa nga të gjithë qytetarët duke marrë parasysh se 7.5 për qind e popullsisë janë pacient të spitalit të Kumanovës. Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë t’i vizitoj këto reparte dhe të bisedojmë për nevojat që ka spitali”, deklaroi Isufi. Ndryshe, përveç mungesës së kushteve infrastrukturore, në spitalin e Kumanovës kemi edhe mungesë të stafit mjekësor. Shpesh herë spitali është në mungesë të anesteziologëve dhe motrave medicinale.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori