LAJMI I FUNDIT:

Spitalet amerikane çdo herë e më të mbushura me pacientë, por jo për shkak të coronavirusit – mjekët apelojnë për mospërdorim të ilaçit për kafshë

Spitalet amerikane çdo herë e më të mbushura me pacientë, por jo për shkak të coronavirusit – mjekët apelojnë për mospërdorim të ilaçit për kafshë

Edhe pse agjencia amerikane për kontrollin e barnave nuk e ka futur në listën e substancave të sigurta për mjekim kundër COVID-19, në Shtetet e Bashkuara çdo ditë e më shumë po raportohen raste të mbidozimit të qytetarëve me ilaçin Ivermetcin.

Siç raporton BBC, numri i recetave për këtë ilaç është rritur në më shumë se 88.000 në javë, e gjithçka kjo ka bërë që disa farmacist të raportojnë edhe për mungesë të këtij ilaçi, transmeton Telegrafi.


Mjeku amerikan nga Oklahoma, në fund të fundit ka apeluar në opinion që të mos e marrin këtë ilaç që u jepet zakonisht kuajve (për heqjen e krimbave).

“Ky ilaç nuk është miratuar për përdorim kundër COVID-19, dhe për këtë pacientët çdo herë e më shumë kanë nevojë për ndihmë urgjente në spitalet e Oklahomas”, ka thënë Jason McKelly.

Dozat e vogla të Ivermetcin janë miratuar për përdorim tek njerëzit, por jo edhe kundër COVID-19.

“Duhet të keni dokument nga mjeku që ka një arsye pse e jep këtë ilaç. Mund të jetë shumë i rrezikshëm”, ka thënë McKelly për BBC.

Ai thotë se raste e mbidozimit me këtë ilaç kanë dhënë shtypje shtesë në sistemin shëndetësor, që tashmë është i mbingarkuar për shkak të numrit të madh të infektuarve me COVID-19.

Ivermectin përshkruhet zakonisht nga veterinerët, kurse në doza të vogla mund të përdorim për shërim edhe tek njerëzit.

“Nuk jeni kali apo lopë”, thuhet në kumtesën e FDA-së, duke paralajmëruar se marrja e dozave të mëdha “mund të shkaktojnë probleme serioze”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori