LAJMI I FUNDIT:

Spiegel: Histeri antishqiptare për të fshehur krimin

Spiegel: Histeri antishqiptare për të fshehur krimin

Maqedonia gjendet në krizë politike, por partitë nacionaliste thellojnë ndarjen midis kombeve në Maqedoni, shkruhet në një informacion nga Shkupi të revistës gjermane “Der Spiegel”.

„Një gjest i vogël, por me përmbajtje eksplozive: pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit, Talat Xhaferri dhe pasi ai u vendos në zyrën e Kryetarit, ai vendosi tre simbole: atë të Maqedonisë, të Bashkimit Europian dhe atë shqiptar. Maqedonia është për momentin shteti më i brishtë në Ballkanin Perëndimor, dhe ky gjest shkaktoi reagime të mëdha në opinion,” shkruan Der Spiegel dhe thekson frikën “nga fantazma “Shqipëri e Madhe”.


Kjo sidomos pas konfliktit të vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Ohrit, në të cilën plotësohen të drejtat e shqiptarëve, por vetëm teorikisht. Në lidhje me këtë çështje, autori Keno Verseck citon më tej analistin Albert Musliu, i cili thotë se derisa Marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet plotësisht dhe nuk garantohen të drejtat e shqiptarëve „shqiptarët nuk do t’i shohin institucionet shtetërore si të vetat”.

„Përgjegjësinë për krizën e mban Nikolla Gruevski dhe partia e tij OBRM-PDUKM. Gruevski në dhjetë vitet e fundit qeveriste me një autoritet mbretëror, duke i imponuar vendit ideologjinë nacionaliste”. „Ish-komandati i UÇK-së, Ali Ahmeti nuk e kundërshtoi aspak këtë, si partner qeverisës. BDI e shfrytëzoi Marrëveshjen e Ohrit për të forcuar klanin e tij kriminel nëpër institucionet e shtetit dhe që të forcojë fuqinë e partisë duke pretenduar, se janë shpëtimi i vetëm i shqiptarëve të Maqedonisë”, tha për Spiegel , ish -diplomati dhe analisti politik Arsim Zekolli.

„Platforma e Tiranës”

Më tej “Der Spiegel” komenton zgjedhjet parlamentare në vend, paraqitjen e platformës së shqiptarëve dhe deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për bashkimin e Shqipërisë, nëse nuk përshpejtohen bisedimet për integrimet në BE. Revista ndalet edhe në skenarin që e shfrytëzon presidenti Gjorgje Ivanov, që të mos e japë mandatin për formimin e qeverisë së re, shkruan DW.

„Edhe pse dokumenti (platforma shqiptare) synon të ngjallë debat, nacionalistët maqedonas protestojnë më shumë se dy muaj kundër Platformës së Tiranës.” „Për zhvillimet e fundit, diplomati dhe avokati Nikolla Dimitrov thotë: “Narrativën etnike e përdorin me qëllim që të tërheqin vëmëndjen e opinionit maqedonas nga strukturat autoritare të partive që ishin në pushtet.”

Aktivisti për të drejtat e njeriut, Xhabir Deralla shpreh dëshirën për një Maqedoni me një shoqëri larg nga „idetë dashakeqe etnike”.

„Në protestat kundër regjimit të Gruevskit ishin të bashkuara të gjitha bashkësitë etnike. Shpresoj që pushtetarët të mos e thyejnë këtë energji pozitive bashkimi dhe të lejojnë hapësirë që të nxiten mardhëniet ndëretnike,” thotë Deralla për “Der Spiegel”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori