LAJMI I FUNDIT:

Spektatorët në një ngjarje të paligjshme në Houston kapin momentin e një aksidenti – shoferi ikën nga vendngjarja

Spektatorët në një ngjarje të paligjshme në Houston kapin momentin e një aksidenti – shoferi ikën nga vendngjarja

Ekzibicionet dhe garat e rrugëve janë një çështje që autoritetet në mbarë SHBA-në po përpiqen ta kufizojnë. Tani, një video e fundit, e shkurtë, por plot aksion nga Houston po bën xhiron dhe tregon rrezikun që krijojnë këto ngjarje.

Një incident mes një Dodge Charger dhe një këmbësori ku shoferi pasi e godet atë nuk ndalet, është vetëm një pjesë e kaosit.


Eventet si garat e rrugëve dhe ekzibicionet kanë çuar në aksidente më shumë herë sesa mund t’ju themi. Shpesh një grup mblidhet dhe bën “donuts” ose “marifete” të tjera me vetura duke vozitur në një kryqëzim publik ose në një rrugë publike, shkruan Car Scoops, përcjell Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by @speedhouston

Disi, në këtë rast, duket sikur këmbësori i cili ndodhej në anën e gabuar të Charger-it mund të jetë në gjendje të rregullt.

Në video vetura Dodge shihet duke përshpejtuar atë që duket si një “rampë” në autostradë. Ndërsa dritat e tyre të frenave ndizen, ne shohim një person duke u “rrotulluar” në pjesën e përparme të veturës përpara se të rrokulliset nga ana e shoferit.

Charger-i nuk ndalet, por këmbësori arrin të kthehet në pjesën anësore ndërsa kontrollohet nga një tjetër i pranishëm. /Telegrafi/