Është zhvilluar një xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA me disa ndeshje shumë interesante.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes është zhvilluar në Fiserv Forum të Milwaukees, ku Bucks kanë mposhtur Suns.
Kampioni në fuqi i NBA-së ka marrë një fitore me 10 pikë diferencë 132:122, fitore që erdhi vetëm në çerekun e fundit pasi tre të parët ishin të barabartë.
View this post on Instagram
Khris Middleton ka shkëlqyer në këtë sfidë për vendasit, me basketbollistin amerikan që shënoi 44 pikë, pati tetë kërcime e pesë asistime.
Jrue Holiday shtoi 24 pikë dhe nëntë asistime, derisa Giannis Antetokounmpo kontribuoi me 19 pikë e 13 kërcime.
Deandre Ayton ishte më i miri në fushë me 30 pikë tetë kërcime e dy asistime. /Telegrafi/